• |
ide | kryesore

Janari iku, “peshqit e mëdhenj” të Donald Lu-së ende të lirë

Kryesore



Po bëhen tre muaj që kur Donald Lu lëshoi në publik paralajmërimin e bujshëm për arrestimin e peshqve të mëdhenj. E bëri ditën që prezantoi Task Force kundër krimit të organizuar në Ministrinë e Brendshme, aty ku foli me bindje për një plan agresiv që do të finalizohej me kapjen e peshqve të mëdhenj.

“Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në.
Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë”

“Në shqip ju thoni: “Peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh” (Donald Lu 7 Nëntor 2017)

Paralajmërimi qe i fortë. Për ta shtuar presionin, Lu vuri në lojë besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Mesazhi ngjalli shpresë dhe jo më kot pati jehonë në media.

Një leksion që e merr falas në Shqipëri nëse ndjek zhvillimet e ditës është se qelitë gjithnjë mbeten bosh, kur përballë drejtësisë janë të fortët e krimit të organizuar dhe politikanët e korruptuar.

Leksionin e mësoi edhe Donald Lu kur në 19 Janar, në një intervistë për gazetën Dita u shfaq i gënjyer nga zyrtarët e qeverisë.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin.

Por nuk duam premtime, duam rezultate”

Janari iku. Pati rezultat, por jo ato që i kishin premtuar Donald Lu-së. Në vend të prangave, për peshqit e mëdhenj erdhën lajmet e mira.

Nga dosja më e nxehtë e Prokurorisë për Krime të Rënda, që ka nën hetim ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, këtë muaj lanë qelinë e burgut, dy të arrestuarit e vetëm të çështjes.

Në fillim të Janarit u lirua nga burgu Orest Sota, i kapur me 863 mijë euro, për të cilat prokuroria pati dyshime se i përkisnin Saimir Tahirit. Në Gjyaktën e Apelit të Krimeve të Rënda, gazetarët raportuan se kur u pyetën se kujt i përkisnin paratë e kapura, prokurori heshti.

Lirimi i Orest Sotës u pasua me një ngjarje skandaloze. I pagëzuar si “financier” i Habilajve, Nazer Seitaj u ekstradua në Itali, megjithëse kishte një vendim gjykate që bllokonte ekstradimin. Me ikjen e tij jashtë Shqipërisë dosja Tahiri-Habilaj po shkon drejt fundit.

Këto ditë Janari, Durim Keçi, i akuzuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostiticioni, i arrestuar si pjesë e pperacionit Kanun u lirua nga burgu, megjithëse për të kishte një kërkesë ekstradimi nga Italia. Në gjykatë u gjet një gabim në kërkesën për llogaritjen e viteve të burgut që kishin bërë italianët. Lirimin e tij nga burgu e kishte paralajmëruar Lulzim Basha, sipas të cilit Edi Rama e kishte bërë personalisht premtin për tutorin e prostitutave.

Po këto ditë Janari, erdhën lajme të mira edhe për vrasësin e dyshuar me pagesë, Shkëlzen Hasanpapaj, i kontraktuar nga bandat e Elbasanit, të lidhura me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit. Dosja e tij u dërgua në gjykatë me akuza të ndryshuara që ia lehtësonin dukshëm pozitat në procesin gjyqësor.

Si të mos mjaftonin këto, në Janar ndodhën një seri shpërthimesh me tritol, gjithsej 11 të tilla për një muaj.

Tre muaj më pas, paralajmërimet e Donald Lu-së për arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar duken jorealiste, dhe në raste të tilla ambasadori duhet ta ketë dëgjuar që në shqip, thuhet: Peshku në det, tigani në zjarr!©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



18 Comments

  1. nga mrekullit qe ndollin ne shqiperi ambasadori lu erdhi ne shqiperi me shqipe te mesuar ,per ti mesuar gjerat me qarte ,por ,nuk e di nese ambasadori u bind qe ne shqiperi eshte vendi reflektimit te strategjive dhe politikave te mbar njerzimit ,si te zgjillesh nje ceshtje ne shqiperi eshte njelloj sikur ta zgjillesh ne o.k,b ,sepse eshte komb i coptuar ka shum etni i dobet problematik ,dhe tenton te forcohet dhe mbrohet ne nje terren te padrejte politikash interesash dhe planesh ku interesat e te huajve ndaj nesh nuk perputhen me interesat tona ,dhe ne menyre te ndersjellte gje qe i ben te pasigurt dhe lakushem me te gjith,ne kerkim te vetvetes identitetit ,domosdoshmerive ,ku intertesat e tjereve ndaj nesh i dobesojne ,dhe shkatrrojne ate ,shqiptaret po e kthejn koken nga i vjen drita si lulja diellit ,por nje drite te pastert dobisheme dhe drejte akoma .duket se se kan gjetur ,perderi sa nuk qartesohen gjerat dhe nuk duken rezultate pozitive ne cdo aspekt

  2. Ju qe mbani shprese te kinezi as ne janarin tjeret nuk do keté peshq te medhenje.Do jeté sukses i madh nese kapen disa larva.

  3. Le te mos kapin,asnje peshke,te madh-apo te vogel,vetem te largohet ky peshkaqen nga Shqiperia,nje ore e me pare.Opozita duhet ta shpalle person nongrata,ta bojkotoje cdo takim me te,deri ne largimin e tij.

  4. Po KY eshte ortak me peshqit e medhenje.Ne per peshq te te medhenje dîme ministra,kryeministra,deputete.Ambasadori mund te keté koncept tjeter.

  5. puna e te vegjelve eshte pasqyra e ligjeve dhe rregullave te te mellenjeve kur te mllenjet nuk jane ne rregull ,te vegjelit nuk jan ne rregull disa here ,pastoj te mellenjet u thone te vegjelve disiplin rregull drejtesi ,po si mund te ekzistojne drejtesia tek i vogli dhe padrejtesia tek i malli ,kush favorizohet , dhe a mund te funksionojne ,si mund te quhet drejtesi kur veprohet padrejtesi me ligje dhe veprime ,kjo eshte nje lloj sikur te marresh nje betoniere dhe te grish sadhat ta fusesh ne te dhe ta perziesh dhe me pas tu thuash tjereve ndaje domaten dhe qepen kripen vec e vec ,ajo eshte perzier , eshte prishur nga natyraliteti vet ,a nese duam qartesi dhe drejtesi drejtesin e ka krijuar dhe percaktuar vec zoti ne na mbetet vetem ta respektojme dhe pranojme ,ajo eshte vertetuar shkencerisht dhe praktikisht ligjet e tije ,nese duam ligje le ti veme gjith te drejta le te rregulojme dhe mbyllim padrejtesit ne mezin tone qe kan lillje me ne dhe rreth nesh ,le te duam per tjetrin cfar duam per vete ,duam te miren le tia deshirojme dhe tjetrit ,nuk eshte e veshtire per tu kuptuar

  6. Jane te pakten 2 (dy) shperthime me shume. Policia nuk ka bere publik shperthimin me lende plasese ne Shijak si edhe nje shperthim ne fashtin Larushk te Bashkise Kruje. Po ashtu shperthimin ne nje makine te parkuar ne nje hotel ne Plazhin e Golemit, p;olicia e njoftoi si shperthim i impiantit te gazit.makina jo vetem qe nuk kishte impiant gazi, por ishte makine nafte (Diezel)!
    Sa per 同志 Donald Lu, ai zavalli do perfundoje me keq se Arvizu Cimicanga, qe u pushua nga puna ne Departamentin e Shtetit!. Tong Zhi (Shoku) Lu me siguri do shkoje edhe per ndjekej penale ndoshta me akuzen marrje fondesh nga agjente te huaj!!!!!!

  7. Para se te permendni deklaraten e kinezit, duhet te merreni me deklaraten e korrikut 2017, deklarate sipas se ciles ishin identifikuar 109 (ne mos gabohem per numrin) kreret e krimit te organizuar, te cilet do te liheshin rehat ne gusht per te mos prishur pushimet dhe turizmin ama ne shtator s’do gjenin vrime ku te futeshin. Me pas, ne shtator ne mos gaboj, kinezi qe gjoja perfaqeson SHBA-ne deklaroi se jane identifikuar kater familje mafioze dhe 20 grupe kriminale qe pritej te goditeshin nga momenti ne moment. “Peshku i madh”, nese mund te quhet i tille nje ish-minister i shkarkuar doli ne tetor, por me nje vendim te Gjyates se Kuvendit (se ku e moren ate te drejte te behen gjykates vetem zoti Lu e di) u la i lire. Dhe jo vetem kaq, por ne janar qe do kaeshin peshqit e medhenj, u liruan ose u larguan nga vendi te gjithe ata qe mund ta benin nje gje te tille. Nuk do merrem me shkeljet ligjore qe per nje pjese te njerezve jane te pakuptueshme, por do shtroja dy pyetje qe besoj se jane te kuptueshme per te gjithe: Se pari, kush jane peshqit e medhenj sipas Lu & Lei, ata qe ishin ne pushtet dhe u denuan me vote ne 2013-en, apo ata qe po bejne kersine sot? Se dyti, a ka njeri me mend ne koke qe beson te Reforma ne Drejtesi?

  8. Kush mendon se po behet reforme ne drejtesi eshte naiv.Kjo eshte vetem nje antireforme ku Mafia po kap Drejtesine ashtu sic ka kapur cdo qelize te jetes sone.

  9. Nje shprehje thote : kur ta fut i joti….
    Tek te majtet kjo eshte norme…
    Te perdoren per ca kohe…
    Turpin me buke e nje gote ver nga mbrapa…
    Tashti na trego cdo ndodhe ne mars

  10. Ore njerez, ky kinezi i vogel Lu qe perfaqeson SHBA-ne, jo vetem i ka bere sherbimin me te keq te mundshem vendit te tij, por iu ngjalli shpresen shpresen shqiptareve qe Shqiperia mund te behet nga kinezet… E kuptoni dot? Vellezerit e dikurshem kineze te bejne Shqiperine…

  11. Problemi i vetem i ketij “kameleoni” te vockel qe fatkeqesisht perfaqeson nje superfuqi eshte kallomi. Me pak fjale ketij “peshkatarit” i kane heq filispanjen nga kallomi, ose e ka heq vete filispanjen sa per te la gojen me shqiptaret. Ne te dy rastet ky eshte i deshtuar sepse ne gjithe historine e tij si ambasador ne shqiperi do mbahet mend per “asgje te mire”. Turp

  12. ASNJEHERE LU NUK E THA SE PER CILIN VIT BEHET FJALE AI THA VETEM JANAR NDOSHTA SKA ARDHUR VITI QE AI KA PAS NE MENDJE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *