• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Ministres së Drejtësisë i shkarkuan burrin për vjedhje…

Lajme



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri një akuzë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj se ekstradoi financierin e Habilajve, Nazer Seiti, në drejtim të Italisë për të mbrojtur Saimir Tahirin.

E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Kryemadhi tha se edhe bashkëshorti i ministres është shkarkuar nga detyra për vjedhje.

“Ekstradimi i financierit të Habilajve është skandal i madh. Dhe parlamenti i 18 dhjetorit ishte një nga skenat më të turpshme, prandaj për mua reforma në drejtësi ka rënë qëkur shkoi Arta Marku në zyrën e Kryeprokurorit dhe me skandalin e ekstradimit të financierit të Habilajve, ky është skandal i madh.

Ne kemi një ministre Drejtësie që është më shumë një zëdhënëse shtypi e Edi Ramës, ajo ka një të kaluar aspak të mirë, burri saj është pushuar nga Drejtoria e Tatimeve për vjedhje.

Normal sjellja e saj kaq arbitrare me ekstradimin, nuk e dija dhe pastaj është më mirë të ekstradohet te drejtësia italiane, tregon se është e kapur shërbimi më flagrant që mund t’i bëhet grupit të Habilajve dhe shpëtimit të Saimir Tahirit”, – u shpreh Kryemadhi.



7 Comments

  1. Fole ti per vjedhje moj qe jeni ber si bony dhe klajd me ilirin. Na trego pak sa e kishin kuoten drejtorat e lsi? Sa ju jepte arturi i burgjeve? Po muho i hipotekave?

  2. Mami mona me shume femije me burra te ndryshem sa lek i more bixnesmenit nga skrapari qe i dhe leje mjedisore te firmosur nga lefter koka per malin e tomorit? Apo harrova ju e keni me kuota mujore

  3. Moj e ngateron me burrin e Erisa Xhixhos me duket po shikoj edhe njeher ato qe te kan shkruar se i ke lexuar gabim. Epo kur flasin kta te LSI per vjedhje o perendi kta qe vodhen arrin e shqiptareve kur ishte meta bullari kryeminister

  4. Jooo nuk ka mundesi. Ti flet per vjedhje? Po ta nxori burrin me figure per ate 7% moj dreq. Te njeh gjithe shqiperia se ca je nuk ti ha njeri kto.

  5. Hahaha, e bukur shprehja e nje komentuesi. Iliri dhe Monika jane Bonnie and Clyde te Shqiperise.

    Nje ide e mire e PS per ta perdorur ne fushate kete. Hahaha

    Bonnie and Clyde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *