• |
ide | kryesore

McAllister: Gjeni vrasësit e Ivanoviç!

Lajme, Të fundit



Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister kërkon nga institucionet gjyqësore që të kryejnë një hetim sa më të shpejtë e profesional të vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Ekzekutorët e kreut të serbëve të Kosovës duhet të dalin përpara drejtësisë”, është mesazhi i McAllister, i cili kujton se një rast i tillë bart në vetvete rrezikun e destabilizimit. Misioni Europian i Sundimit të Ligjit (EULEX) duhet të mbështesë autoritetet brenda mandatit të tij.

“Nuk ka alternativë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne nuk mund të lejojmë që një krim i tillë të kërcënojë situatën në rajon”, deklaroi europarlamentari.

Kanë kaluar thuajse dy javë nga ekzekutimi i kryetarit të Nismës Qytetare serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri të Mitrovicës, por deri tani policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë të dyshuar për vrasjen, ndonëse këmbëngul se hetimet po zhvillohen me intensitet.

Ivanoviç u qëllua për vdekje përpara zyrës së tij më 16 janar, një episod ky, zbardhjen e të cilit e kërkojnë me ngulm si institucionet e Kosovës, ashtu edhe ato serbe.



1 Comment

  1. evropa si mohon te verteten ne nuk lejojme krimin nderkohe qe burimi krimit per ballkanin eshte vet ajo qe e coptoj , ku ky burim prollon krim cdo dite kudo ne hapesiren shqiptare ndaj shqiptareve,vetem per te asimiluar ,kombin shqiptare ,vini drejtesin ne vend dhe e keqa heshte mitrovica vendi ku u vra lejuat te kontrollohet nga nje shtet paralel me grupe paramilitare ,ku kosova thuajse ka xero influenc ,po cila serbi mund te pohoje qe e vrau vet me qellime destabilizimi ,,tai i mbetet evropes qe e hapi kete sherr te mall ne ballkan te vije ta hetojne dhe vere perball drejtesie veten si padrejtesi historike dhe serbet per 1 shekull krime barbari dhe pabarazi ne ballkan ndaj shqiptareve nga kater anet ,asnje shqiptare sja don te keqen askujte duam te jetojme me te drejtat tona ne trojet tona ,ne nuk deshirojme qe tjeret te vriten ne trojet tona per interesat e tyre ne deshirojme te na largoni kete te keqe ,se po te zmallohet pacmangeshem kostot vine edhe tek ju ,nderhyni mos heshteni ,se veprimeve te duhura po ju kaloj rralla problemet behen kosto ku i paguajn te gjith ,ketu as nuk eshte siri as bagdat por jemi ne ballkan ne zemer te evropes e nese lejoni zemren te prishet semundje do kete dhe trupi kjo eshte nje ze sikur del nga lleu qe jep ala armin ,zgjohu evrop mos humb,por fito

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *