• |
ide | kryesore

Vota për ‘Jeruzalemin’ në OKB, PD-LSI bashkë kundër Ramës: Mocion për debat në Kuvend dhe miratimi i një rezolute

Lajme, Të fundit



Votimi i Shqipërisë në OKB pro rezolutës që kundërshtonte vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, rikthehet sërish në vëmendje të debatit politik në vend. PD dhe LSI kanë kërkuar një mocion për debat në Kuvend dhe miratimin e një rezolute. Nje nga pikat e rezolutes se PD-LSI , eshte shqetesimi i madh “nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se”.

PD-LSI kerkon zyrtarisht nga Qeveria plotesimin e tre kerkesave si me poshte:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017. Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute. Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

REZOLUTA.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe ne Bote.
Duke qene te vetedijshem per rolin e pa zevendesueshem qe ShBA luajne e do te luajne per tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencen dhe vendosjen e demokracise ne ate Rajon.
Duke pasur nje besim te pa tundur te pozicionimi amerikan ne mbrojtje te vlerave, lirise e parimeve universale.
Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo strategjik i vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane.
Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone.
Duke shprehur miqësinë ndaj Shtetit të Izraelit, një vend mik dhe demokratik në Lindjen e Mesme
Duke shprehur miqësinë ndaj popullit palestinez e duke përkrahur të drejtën e tij për të patur një shtet të qendrueshëm përmes negociatave e marreveshjes.
Duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar në vizionin e dy shteteve fqinjë e në paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit.
Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë që të angazhohen në procesin e paqes në menyrë aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme.
Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta të miratuara në dhjetor 2017 për këtë çështje janë të njëanshme, jokonstruktive, me gjuhe të papërshatshme dhe nuk i shërbejnë procesit të paqes e gjetjes së një marrveshjeje mes palëve.
Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e qeverisë shqiptare i komunikates finale dhe deklarates së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik te mbledhur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, e cila permban veprime të njëanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme të padrejta e të padobishme ndaj ShBA, si dhe përjashtimin e tyre nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme.
Duke qenë të shqetësuar nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se.
Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare.
Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.
I kërkon qeverisë:
Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017
Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.
Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.



2 Comments

  1. kur politikanet nuk jan te afte per te dhene mendimin produktiv me drejtesi hak ,te merren vesht njeri me tjetrin ,dhe te justifikojne me pergjegjesi kur flasin ne arene nderkombetare ,ne emer te nje kombi rreth 15 milionesh , duhet te perfaqesojne mendimin e nje kombi kur flitet per ceshtje mallore ,jo interesit personal,,dhe kete pergjegjsi dinjitet dhe moral mund ta shprehin ,dhe me referendum popullore ,dhe populli eshte gjykatesi me i mire ,dhe burimi me i pashterreshem ,i dobie ,askush si ka vuajtur kaq gjate dhe kaq shum kostot e padrejtesive sa ci koa vuajtur kombi shqiptare ,e duke qen se kemi vuajtur ,duhet ,te mos e harrojme kurre cilesit e padrejtesise ne zhvillimin e vet,cdo te keqe negativitet ,me humbje deshtime perplasje shkatrrime,,dhe padrejtesi nuk duhet ti bejme askujt mbi siperfaqen e tokes per asnje shkak,por sejcilit ti japim mesazhin e mire te paqes drejtesise hakut ,e cila ka qartesine gjallerine shpresen tolerancen mirkuptimin vlerat ,unitetin zgjilljet begatin shpetimin ne cdo pikpamje,me nje fjale paqen drejtesine te miren ndjejme ne shpirte per vete ,dhe kete e duam edhe per amerikanet cifutet palesinezet ruset serbet kinezet dhe cdo banore te tokes,ne nuk duhet te tregohemi te padrejte dhe mashtrues ,ndaj askujt por te drejte sinqerte pastert me te gjith ,duke nxjerrur nga zemra shpirti ate cfar ndjen dhe don per vete sejcili banor i tokes ,por duke ju dhene mesazhin e mire me mundesin e vlersimit dhe bindjes se duke ja dashur tjetrin si veten nuk do thot se diken duam dhe dike urrejme ,por kjo eshte e pergjidheshmja ne zemrat tona ,por ndryshon dikush te drejten miren e deshiron per vete por jo per tjeret tjereve u bene padrejtesi ,,kurse neve duhet tu shprehim qe te gjith i duam si veten duke ju lene mundesi te kuptojne vlersojne binden se te shashurit per tjetrin cfar deshiron per vete eshte paqe normalitet ,dobi ,nuk eshte dem por dobi,ky eshte proces zhvillimi i jetes ku domosdoshmerit behen cdo moment te diskutueshme mbasi me drejtesine hakun eshte e lillur ekzistenca jetes se gjallesave ne toke sepse me drejtesi u krijuam me drejtesi funksionon cdo dobi dhe me drejtesi ,eshte domosdoshmeri te punojme sepse keshtu funksionojne vet ,uniteti i funksionit ,te dobive ,ky koment behet per hulumtuesit shkencore dhe kerkuesit e zgjilljeve per problematikat bashkohore eshte koment gjithnje ne permirsim nga me te diturit ,per tu afruar ne cdo mement si kujtes mendimin pozitiv te interesuarve

  2. nese shohim dhe vlersojme ,zhvillimet ,e politikave te shkuara ,ne cdo sistem te jetes nese ,i masim e te verteten sipas kahjes drejtesi padrejtesi si dhe cilesive qe kan dobit apo demet qe sjellin,kur demi paraqitet me i mall se dobia ,apo kur dobia paraqitet me i mall se demi sejcili ne ndergjegje pranon dobin per vete por duke vlersuar thelle e pranon dhe per tjeret ,,por ne kete ecuri zhvillimit askush nuk kalon pa u bindur qe e keqa demshmja eshte e demeshme dhe e mira e mire dhe qe e drejta mira paqa na duhet te gjitheve ,sepse padrejtesi e ndjene cdo gjallese ,dhe ndikon ashper duke i shkaterruar dhe keshtu ikin dobit nga siperfaqa tokes kete se duam askush te na largohen dobit ,kete bindje dhe pranim dikush e arrine ne fillim te jetes tije eshte i ndjeshem meshireshem dikush ne mes te jetes dikush ne fund por e mira dhe dobishmja per te gjith eshte qe ,te drehten hakun per tjetrin ta pranojme dhe japim respektojme dhe perkrahim ne kohe mbasi cdo veprim i dobishem e ka rrallen ne kohe kur kerkohet zgjillja e ker veprimeve te dobisheme u kalon rralla problemet behen kosto ,qe i rendojne te gjith,un jam me mendimin pozitiv te drejte per cdo ceshtje qe diskutohet ne kohen e vet ,kjo analiz mund tu sherbejne atyre qe,kerkojne mendime te vlefshme te cilet mund ta permirsojne ,dhe perqasin ne menyren me te bukur pershtateshme dhe te pranueshme si e dobisheme per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *