• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti i rremë që liroi dëshmitarin e dosjes Tahiri

Kryesore, Lajme



Skandali i ekstradimit të dëshmitarit të vetëm të bandës së Habilajve, Nezar Seitit, po thellohet. Sot është bërë publik një dokument rrënqethës i cili tregon se si prokuroria e Tiranës ka gënjyer hapur duke lëshuar një shkrese se ai nuk po hetohej për ndonjë çështje tjetër në Shqipëri (ketu poshte).

Nëse prokuroria e Tiranës nuk do ta kishte bërë këtë, Gjykata e po këtij rrethi nuk do ta kishte “liruar” kurrë dëshmitarin e vetëm të dosjes që implikon edhe Saimir Tahirin. Sepse sipas ligjit shqiptar asnjë shtetas që ka një çështje të hapur ne vendin e tij nuk mund të ekstradohet drejt një vendi të huaj pa mabaruar punë me drejtësinë shqiptare.
Por kjo ndodhi dhe për këtë nuk ka faj vetëm Prokuroria e Tiranës. Janë një sërë institucionesh që “pa dashje” kanë mbyllur sytë.
E para është Ministri e Drejtësisë, e cila megjithëse pretendon se nuk është informuar nga prokuroria ka një system Online që mund të verifikojë se kush persona janë në hetim, përpara se të merrte vendimin për ekstradim. Por nuk e ka bërë.
Detyrën nuk e ka bërë as Drejtoria e Burgjeve. Edhe ajo nuk duhet ta lejonte largimin e Nezar Seitit, sepse ajo ishte në djeni të faktit se ai po hetohej nga organet shqiptare për drogën e kapur në Babicë të Vlorës.
Një sy ka mbyllur edhe drejtoria e mardhënieve Juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme që nuk e paskësh ditur se kolegët e saj të krimeve të rënda po e hetonin të vetmin dëshmitar që mund të rëndonte Saimir Tahirin.
Dhe në këtë lojë letrash që nuk mbërrijnë kurrë të gjithë harrojnë një gjë të thjeshtë: Nuk ka qytetar e jo më njeri që shtë pjesë e sistemit të drejtësisë që nuk ka dëgjuar për aksionin e goditjes së bandës së habilajve në Vlorë dhe për kapjen e financierit të saj, Nezar Seiti.
Por ndofta të gjithë kanë bërë sikur kanë harruar se dëshmitari i vetëm i dosjes Habilaj Tahiri që mbëhej në burg, duhej hequr nga Shqipëria.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Po Ministria e Drejtesise eshte thjesht miratuese ne fund se na habitet. Ate e ka detyre prokuroria sipas Kodit te Procedures Penale

  2. i shikoni syte drejtesise se gjoja nuk i kane pare e ditur veprimet e mos veprimet ligjore per ekstradimin eSEITIT.Me kete skandal ku brenda shtetit organet ligje zbatuese e kontrollusekane vepruar ne shkelje te plote te ligjit te ekstradimit.Shkelesit, me, pa dasje duhen nxjrre para ligjitper mos kryerjen e ndjekjen ligjore te rastit ne fjale. Ketu kemi te bejme me tendence per te sfumuar, e paralizuar procesin sipas urdherave te qeverise per te nxjerre bllofmaskaraden e ministrit(ISH ) qe te dale sa ma paster dhe qe qeveriate dale e lare ne parlamentin europian, se ne SHQIPERI nuk ka njolla droge, ajo ishte flluske.Ne se i ekstraduari zhduket nga drejtesia italiane pa u denuar, ,Ministres sone do kete sukses alibia.DRejtesi me shkeles qeveritar qe e shkelin atekurre nuk ka, andaj pa pastrimin me kallaisje e shpelareme ligjet e heqjes e zhdukjes nga profesioni te sherbetoreve qeveritaree mafies komuniste kurre nuk do kemi drejtesi. Le te le hi ambasadori per drejtesi kur mbrapa ka horrat politike , e oligarket, komuniste. KURRE.

  3. Na cate trapin,ketu e ka kap drejtesine rama, e co rama ne itali me e hetu italia, e hoqi rama nga kthetrat e drejtesise shqiptare. Ndaheni menijen e ka kap apo se ka kap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *