• |
ide | kryesore

80 mijë euro drogë në shtëpi, shqiptari shtiret si i pastrehë kur sheh karabinierët  

Lajme



Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Frosinone, pasi është kapur me kokainë dhe hashash. Në pranga ka përfunduar i riu me inicialet P.X, pasi shpërndante drogë duke qarkulluar me biçikletë.

Pasi ka pikasur policinë, i riu shqiptar është sjellë në mënyrë të dhunshme duke hedhur biçikletën dhe një zarf me 16 gram kokainë. Por kur ka parë se nuk kishte shpëtim, shqiptari u ka thënë karabinierëve se ishte i pastrehë dhe jetonte poshtë urave.

Pas verifikimeve përmes rrjeteve sociale, policia ka arritur të gjejë banesën e tij dhe gjatë kontrollit i janë sekuestruar 790 euro, dy peshore, 200 gramë kokainë e dy gramë hashash. Vlera e drogës në treg arrin shifrën rreth 80 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *