• |
ide | kryesore

Breshëri Kallashnikovi në shtëpinë ku jetojnë dy femra në Lushnjë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Dy krëhëra Kallashnikovi janë zbrazur drejt një shtëpie në Lushnjë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. I zoti i shtëpisë, Arjan Alico është në burg. Në shtëpi ndodhej vetëm bashkëshortja e tij dhe vajza 21 vjeçare.

Alico është dënuar me burg për shkak të një plagosjeje me thikë në vitin 2016. Konflikti me një person me emrin Julian Sulo dyshohet të jetë shkak për këtë sulm me armë. Fatmirësisht gruaja dhe vajza shpëtuan pa u prekur nga gati 50 plumba që janë qëlluar drejt banesës.

Siç duket edhe nga fotot që ka siguruar Lapsi.al ka pasur dëme të shumta në mur, dyer e dritare.

Arjan Aliço, 53 vjeç ka qenë i dënuar më parë për vrasje, por është arrestuar sërish me akuzën e tentativës së vrasjes dhe plagosjes së rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.

Ai është i akuzuar për një krim të ndodhur pasditen e 8 qershorit 2016 në qytetin e Lushnjës, ku pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në një pikë bastesh ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën, 36 vjeç.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe bashkëpunëtori i Aliços, shtetasi me inicialet XH. A., 24 vjeç.

Alico është një prej emrave që me vite qëndronte në dosjen e policëve, prokurorëve dhe gjykatësve që u morën me “Bandën e Lushnjës”. Ngjarja që spikat është ekspozimi i tij në grup, duke shëtitur me një kokë të prerë.

Siç shkruhet në dosjen hetimore, më 21 tetor të vitit 1998, në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njerëzor të shpërndara.

“Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal, të drejtuar nga Aldo Bare, kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës, Artur Daja.

Ndërmjet tyre, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Borici, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarë Leonard Prifti etj.

Të gjithë viktimat kanë qenë shokë, miq të shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundërshtari i drejtuesit të organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare”-thuhet gjithashtu në dosje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *