• |
ide | kryesore

Deklarata e Kotzias për detin, Kryemadhi akuza Ramës: Shet gjithçka për karrigen e tij

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kritikoi Edi Ramën për ecurinë e bisedimeve me Greqinë. P

ërmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje, Kryemadhi ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama.

“Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka”,- shkruan Kryemadhi.

 

 

POSTIMI I PLOTE: 
A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.

Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohën e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës.

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe.



7 Comments

  1. Hipokrite. Ti po perpiqesh te nxjerresh kredi politike nga nje lajm qe nuk dihet sa i vertete eshte. Por ti e di shume
    mire se si qendrojne gjerat , dhe ben ketu SHQIPTAREN E MADHE.

    Edhe nese e ka bere ate zullum ( qe nuk e besoj kurre) Rama , ti e di shume mire qe kjo ceshtje do te kaloje nga duart e burrit tend si president i shqiperise ( qe ka te drejten ta miratoje apo jo) .
    Fjala e fundit e Rames per kete ceshtje ishte se do ti drejtoheshin nje aktori nderkembetar , te paanshem , me specialiste te fushes ne fjale per ta ndare shapin nga sheqeri.
    Pra nuk ka asnje lloj mundesie qe Rama te pranoje , ose ti japi fakt te kryer dhenjen e 12 miljeve detare greqeise.

    O komentues, O njerez me nje dy para mend qe shfryni dufin dhe frustrimin ketu ne kete portal.. kjo ceshtje nuk zgjidhet midis Rames dhe Kotsias, por kjo ceshtje do te zgjidhet me nje grup ekspertesh te panvarur te miratuar nga presidenti Meta dhe do te votohet ne parlament e me the e te thashe..

    Deri tani lexoja ‘ PSE PER DELE NA MERRNI’ … por nese me te vertet ei besoni kteyre spekullimeve JENI ME TE VERTETE DELE.

    Pak rendesi ka se cfare thote Kotsias.. ai ka intereste e tij te brendshme dhe te jashtme. Kini besim tek qeveria juaj dhe mos u beni naive.

  2. Tamam qelbesire kombinati,po burri yt i tejngopur ne kohen e toptanit ishte dakort por gjykata e rrezoi.Edhe sot Toptani i shqiperise thote qe ishte nje mareveshje e mire.Nevojtore fare ,skam burre president por ngrites peshash.

  3. Sapo lexova deklaraten e ministrise sone te puneve te jashtme e cila hedh poshte pretendimin Grek dhe sqaron se si qendrojne gjerat. Pra do te jene ekspertet nderkombetare ata qe do te japin mendimin e tyre dhe pastaj kjo duhet te kaloje ne parlamentet perkatese dhe te aprovohet nga gjykatat kushtetuese te te dy vendeve ( ne rastin tone duhet edhe qe grupin tone te eksperteve ta miratoje presidenti) ..

    Pra nuk eshte Rama ai qe vendos nese do te jepen apo do te merren keto milje detare.

    Megjitate Lapsi ja arrit qellimit me lajmin e tij duke fryre ( dhe pastaj duke i shfryre) lexuesit dhe komentuesit naive te tij kundra qeverise dhe Rames. Cfare nuk lexova ne komentet ketu ne kete portal dhe shume here i beja pyetjen vetes, kaq naive dhe verber jane keta komentuesti tane ?

    Uroj te mos kemi shkuar deri ne shplarje truri se do te ishte katastrofa me e madhe .

  4. @aaaa, nuk kemi nevoje per ane procedurale miratimi e as per eksperte nderkombetare, duam hartat e Shqiperise qe do paraqesin ato te na tregojne, mjaft me brockulla koti, Opozita urgjent duhet te ngrej popullin ne kembe jo se jane me te mire por ta dije qe para BE duam Shqiperine e jo BE dhe bizneset e Rames me Greqine

  5. Ky aaaaaaa qenka qetesuar. Sa i beson Udheheqesit Legjendar dhe te pagabueshem.

    Ky mund te jete nga rradhet e Departamentit te Komentuesve te Keshillit te Ministrave, qe vertiten gjithe diten ne internet per ti bere FRESK udheheqesit tone te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *