• |
ide | kryesore

FOTO&VIDEO/ Pamjet që nxjerrin zbuluar propagandën e Veliajt në Tiranë

Kryesore



Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi një korsi të re biçikletash. Pista në mes të bulevardit Zogu i Parë është ndryshe nga të tjerat, sepse kalon mes dy korsive të makinave.

“Nën hijen e pemëve e me një sinjalistikë moderne” shkroi Veliaj në Facebook, ku postoi 36 foto që pasqyrojnë aktivitetin e inaugurimit të pistës. Në të njëjtin mesazh nga Facebook, Erion Veliaj i fton qytetarët ta provojnë vetë pistën e re dhe më pas t’i vënë një notë.

Nga fotot që ka shpërndarë Veliaj duket vërtet një super-pistë, por 36 shkrepjet e aparatit lënë jashtë fokusit gjendjen e rrugës në të dy anët e pistës së biçikletave.

Korsitë e makinave në bulevardin Zogu i Parë u shtruan me pllaka të kuqe më shumë se dhjetë vjet më parë, kur kryetar bashkie ishte Edi Rama. Projekti dukej trendy në atë kohë, por nuk kaloi shumë dhe u kuptua që pllakat nuk ishin të përshtatshme për një rrugë ku kalonin mijëra makina.

Degradimi vazhdon prej vitesh. Pllakat lëvizin akoma më shumë kur ka shi dhe pas shumë riparimesh e arnimesh, korsitë e bulevardit kanë krijuar plasaritje, gropa, dhe gunga në të gjithë rrugën.

Lapsi.al sjell një pamje më të plotë sesi duket bulevardi nga të dy anët e pistës së biçikletave. Në pamjet e Lapsi.al shihet gjendja e mjerë e korsive të makinave, që janë lënë pas dore nga bashkia.

Sepse, nëse i duhet vënë një notë idesë së Erion Veliajt, është mirë të shihet i gjithë bulevardi. Prandaj më parë shikoni fotot dhe videon më poshtë, pastaj gjykoni vetë.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



20 Comments

  1. Kjo propagande ju nxjerr juve me shume zbuluar se sa Veliajn.
    Cdo rruge ne kete bote e cila pershkohet nga automjetet ka nevoje per t
    ‘u rishtruar ne shtresen e siperme te saj mbas nje kohe te caktuar perdorimi, kohe qe natyrisht eshte e lidhur me fluksin dhe llojin e mjeteve qe qarkullojne mbi te.
    Rrjdhimisht edhe rruget e shtruara me pllaka bitumi rishtrohen, praktike kjo e njohur qe ne kohen e gramafonit me hinke.
    Shkurt, ndoshta ka ardhur e riparimit te asaj rruge qe eshte i lidhur me fondet dhe stinen.
    Mirpo maloku Shkullak do te beje politike edhe me teknologjine e ndertimit te rrugeve packa se kembet e tij per here te pare shkelen ne kete bulevard me kesisoj pllakash kur ai zbriti nga malet.

    1. Dalengadale, mos shaj para e prapa..Kesisoj pllakash nuk i bleu lidhjeri yt por parate e popullit dhe jane te papershtatshme per rruget e makinave…Kete sa per dijeni..Rruget shtrohen me gure te rende dhe durojne per dhjetra e qindra vite. dhe pak lidhje kane me stinen..por me fasaden e lidhjerit..po zaten nje militant ti, qe lepin dite per dite per nje pune ne shtet, e diturine e ka hasem. nuk di c’fare flet..

    2. Pse ti nga ku zbrite ti qe e paske me tapi kete rruge e na fliske si pronari i saj. Te gjithe nga derdhja e karit ne pidh kemi ardhur. Te tjerat jane dytesore.

  2. Andi eshte shume idiot dhe bedel! Tirana kurre s’ka qene me e paster se sot! Por per Salen PD dhe LSI me Monen injorante bashke me Andi Koqe Bushatin nuk eshte !

  3. Hahahaha , propagandistet shqupsa me sa duket e ndjejne fitoren e sigurt te Erionit ne 2019 dhe po e sulmojne pa pushim.Kot harxhoni energji sepse veliaj ka mbeshtetjen e njerezve dhe i prishni pune shqupit me propagande boshe.

  4. edhe rruget i bejn te kuqe si bytha komuniste e rames e eripnkes,prit kur te vejn dhe jastek griselde.askund ne bot nuk ka rrug te kuqe pos ne qelbsiristan.

  5. tani sado antipatik qe eshte veliaj duhet thene e verteta e jo t’ia meshojme cdo gje kunder. Bulevardi Zogu i Pare eshte bere qe para 15 vitesh, ne khen qe pati Rama vrull me investimet ne infrastrukture. Bulevardin se ka ndertuar Veliaj, Veliajt i duhet kerkuar qe te filloje ta ricostruktoje apo ta ribeje nqs duhet ribere e smund ti veshim dhe pergjegjesite e kohes se mbas 15 vitesh edhe rruget ne amerike kan nevoje per rikonstruksion

  6. Eshte e vertete. Cdokush qe kalon me makine qe kalon aty, e kupton ShowN e shpifur te bashkiakut.
    Hipokrizia, ceni me i keq per njeriun.
    Si nuk doli nje figure reale o zot per kete vend.
    Vetem hipokrite, hajdute qe bejne sikur u vjen keq per vendin.
    Pyeteni Veline, cfare makine lluksoze te dhuruan per nje tender?

  7. Hani mut e fryini burrive.Kenaquni me kamzen se ate do shifni per nia 10 vjet te tjera.Pse nuk u ankuat per bulevardin ne koh n E lulushit qe slevizi nje gur ne gjith tiranen,apo punonit ne bashki atëherë dhe i kishit syte te zena me lek?Merni nai luge e hani mut tani

  8. Krahasim pa vend o Andi bushati..

    Nese per cdo gje te mire qe behet do ti bashkengjisim nje dicka qe duhet rregulluar , sic po ben ti ne karahsimin tend, atehere nuk do arrinim asnje gje pozitive ne jeten tone.
    Ne jemi vend i varfer dhe nese do te niseshim me logjiken tende te vogel prej mediokri dhe ciniku do te duheshin mbi 30 miljard euro qe te behej gjithshka ‘sic duhej’…
    Gjera per tu permisuar ka plot ne cdo qytet , por ta zbehesh nje gje temire ( sado e vogel eshte ajo) me sasine e madhe te gjerave qe jane per tu rregulluar kesaj i thone te jesh jo objektiv ne anal-izat e tua.

  9. Dhe nder te tjera aty krijohet nje pluhur llahtar si pasoje e hedhjes periodike te reres per te “riparuar” sado pak difektin strukturor te shtrimit.

  10. Kush udhëton me makinë në atë rrugë e ndjen sa e dëmtuar është. Por Lali Eri nuk e riparon dot se kur e riparoj Lali RAMA para disa vitesh si kryebashkiak premtoi se ajo rrugë do të ishte shumë e mirë dhe për 70vite të tjera (aq sa garantuan italianët kur e ndërtuan në 1938-1940)Dhe Lali Eri nuk mund të dalë kundër Lali Rames.

  11. Bulevardi zogu I nuk eshte degraduar, oor ka qene i tille qe kur u perurua nga Rama me shpejtesi per fushate ne vitin 2007. Qe prej asaj dite e sot gjate nates i hidhet zhavor pasi nje shi i lehte dhe dalin gjith pllakat vendit dhe pellqe gropash. Nese behet nje matje per zonen me te ndotur te Tiranes, vendin e pare e blv Zogu i Pare!

  12. Zot c’popull kar jemi ! Kam pershtypjen dhe sikur nonen tju qi Rilindja ,nuk merziteni,por e merni si shenje nga zoti qe ju bekoj me karin e shenjt!

  13. Popull bole! Ajo nuk eshte tartan por asfalt i zi i ngjyrusur me te kuqe..do ta shihni kur ti dale boja 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *