• |
ide | kryesore

Makinat përplasen kokë më kokë, 4 të plagosur, 1 femër e vdekur (Video)

Lajme, Të fundit



Aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:40 në aksion rrugor Milot-Mamurras, në afërsi të Patokut. Mësohet se janë përplasur dy makina në kryqëzim dhe për pasojë janë plagosur rëndë 5 persona, 3 prej të cilëve kanë qenë në një makine.

Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO. Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas  të cilet katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitalin Rajonal të Laçit.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka dhe një viktimë, një femër identiteti i të cilës akoma nuk dihet. Ndërkohë polica dhe ambulancat janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *