• |
ide | kryesore

“Pse më shikon?”, përplasja me armë zjarri në Çole të Vlorë nisi me një sherr banal

Lajme, Të fundit



Detaje te reja nga përplasja me armë në “Çole” të Vlorës. Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur të shtunën në mesditë, në rrugën Transballkanike. Si autor, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin që qëlloi me armë ndaj 25-vjeçarit, O.C., pas një debati për motive të dobëta. Sipas policisë së Vlorës, autori me iniciale Q.M, 34 vjeç, pasi ka debatuar me të riun, pranë një lokali në afërsi të rrugës Transballkanike, i është afruar pranë automjetit, duke kanosur me pistoletë.

Ndërsa më pas, ka qëlluar dy herë në drejtim të mjetit të tij tip “Renault Megane”. Pas shkrehjes së armës, 34-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tij. Nga plumbat e armës ka pasur vetëm thyerje të xhamave të automjetit të 25-vjeçarit dhe jo persona të plagosur.

Pak pas ngjarjes, nga vendi i ngjarjes u largua dhe vetë 25-vjeçari. Vetëm disa orë më vonë, pas sekuestrimit edhe të pamjeve filmike nga bizneset në afërsi të rrugës, Policia ka arritur të zbardhë të plotë ngjarjen dhe të identifikojë personat e përfshirë në konfliktin e armatosur.

Policia ka marrë dhe dëshminë e 25-vjeçarit, lidhur me rrethanat e konfliktit. Mësohet se ky i fundit ka pranuar se gjithçka ka ardhur për një grindje të çastit, fare rastësisht për motive të dobëta. 25-vjeçari ka theksuar, sipas deklarimeve të tij, se gjithçka ka ardhur pas një momenti, pse më sheh, ndërsa më pas, 34-vjeçari është afruar në automjetin e tij duke qëlluar me pistoletë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *