• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Lushnja e mbërthyer nga lufta e bandave

Lajme, Të fundit



Dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në Lushnje, ku janë shënuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arjan Aliços, gazetari investigativ, Artan Hoxha shprehet se Lushnja është e mbërthyer nga lufta e bandave për kontroll territori të drogës.

Sipas Hoxhës, vrasësit e masakrës së tetorit, ku dy të rinj mbetën të vrarë në mes të qytetit, lëvizin lirisht.

Sipas tij, për shkak të kësaj situatë, shumë qytetarë janë larguar, duke kërkuar azil.

“Ka një ngjarje që ka ndodhur jo më larg se 48 orë. Jam telefonuar nga banorë të Lushnjës që ishin të terrorizuar, pasi u qëllua në drejtim të banesës së një të burgosuri, pjesë e bandës së Aldo Bares, ku ishte fëmija i tij i mitur dhe shumë pranë dyqanit të babait të njërit nga djemtë që u vra në tetor. Në një vend që dy të rinj u vranë dhe ende nuk është zbardhur ngjarja. Dëshmitarët kanë shkuar disa herë në prokurori dhe askush si merr dëshmitë. Nga masakra e Lushnjës e deri tani, autorët kanë lëvizur lirshëm në qytet, nga ai moment dhe deri sot janë larguar 13 familjen nga ai qytet. Ngjarja e fundit synon të largojë disa familje të tjera. Ndaj pse duhet të qëllosh banesën ku ndodhet një fëmijë i mitur? Pse duhet të qëllosh lokalin ku iu vra djali i vetëm? Një djalë që kur u vra kishte vetëm 7 mijë lekë të vjetra në xhep. Fakti që aty janë larguar kaq shumë njerëz dhe ska asnjë reagim, madje janë shkarkuar inspektor në rastin e Këlcyrës, për një ndërtim pa leje. Ndërsa në Lushnjë s’mban asnjë njeri përgjegjësi. Atje është vetëm fillimi, në tetor ndodhi ngjarja e para dy ditësh ndodhi tjetra. Aty kemi një betejë dhe ndaj kam këmbëngulur se në Lushnjë nuk është hakmarrja e vjetër, por luftë e bandave të reja për territor të drogave të forta. Nuk ka të bëjë me historinë e bandës së Aldo Bares. Por me luftën për territor. Aty kërkojnë që mos të kenë rival, bëjnë që të lëvizin çdo gjë që të kenë në dorë gjithçka.”,- tha Artan Hoxha në ‘News 24’.

NGJARJA NE LUSHNJE
Mësohet se Arjan Aliço është anëtar i bandës së Aldo Barës dhe ndodhet në burg. Aliço është i akuzuar për krimin e ndodhur në vitin 2016 pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, pasi në një pikë loto-baste ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën. “Arjan Aliço, 53 vjeç, i dënuar më parë për vrasje dhe Xh.A., 24 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për “vrasje të mbetur në tentativë”, kanë qëlluar egërsisht të riun nga Lushnja, pasi Julian Sula dhe djali i Arjanit, Xh.A., janë përfshirë në një debat për shkak të ndeshjes dhe preferencave që kishin për futbollistët e kombëtares dhe rastet e humbura të lojës”, bëri të ditur Policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *