• |
ide | kryesore

Blindohet gjykata, nis gjyqi për atentatin ndaj Çapjave

Lajme, Të fundit



Në Gjykatën e Elbasanit është zhvilluar seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Shkëlzen Hasanpapës, të akuzuarit për atentatin e dështuar të qershorit të 2016-ës ndaj Florenc Çapjas dhe mikut të tij, Bledar Muça.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në kushte të larta sigurie. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të fisit Çapja.

Në qershor të vitit 2016, Shkëlzen Hasanpapa qëlloi me automatik drejt makinës së Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës, por pa mundur t’i vrasë pasi makine ishte e blinduar. Nga kjo ngjarje mbeti e plagosur një oficere policie.

Shkëlzen Hasanpapa, u identifikua si autor i dyshuar i ngjarjes pas krahasimit të ADN-s, që iu mor prindërve të tij.

Ai u arrestua në Holandë dhe më vonë u ekstradua drejt Shqipërisë. Pas disa muajsh hetime, prokurorët e kanë përcjellë çështjen në Gjykatë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *