• |
ide | kryesore

Çështja “Seiti”/ Ministri italian i Drejtësisë justifikohet para prokurorëve shqiptarë

Arkiva



Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando reagon lidhur me ekstradimin e Nazer Seitit, i ashtuquajturi si “financier i grupit të Habilajve”. Orlando falënderon autoritetet shqiptare për angazhimin e treguar pas kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e Nazer Seitit.

“Falënderoj autoritetet shqiptar që iu përgjigjen menjëherë kërkesës për ekstradim. Dorëzimi i Nazer Seitit u bë në koherencë me angazhimet ndërkombëtare dhe me marrëveshjen dypalëshe. Ekstradimi i Nazer Seitit u bë në kuadër të një hetimi të rëndësishëm”,- shprehet ministri italian i Drejtësisë.

Orlando shton se nga dorëzimi i Seitit, pala shqiptare mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve.

Fjalia e fundit duket si një justifikim para prokurorëve të Krimeve të Rënda të cilët kanë nisur një hetim për aferën “Tahiri-Habilaj”, por tashmë iu duhet të bëjnë pa një person kyç për çështjen. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *