• |
ide | kryesore

Kamera e fshehtë/ Pronari i shtëpisë: Shtëpinë e ke pa qira, por dua seks (VIDEO)

Syri i Lapsit



Pronari i një apartamenti në Uells ka menduar se do ia hidhte lehtë me ofrimin e një marrëveshje një gruaje e cila kishte shkuar për t’u marrë vesh në lidhje me apartamentin me qira që ai kishte nxjerrë në njoftim.

Ai është filmuar nga kamera e fshehtë e gruas teksa i thoshte asaj se do ia linte banesën me qira pa pagesë, në këmbim të favoreve seksuale.

Siç shkruan “Daily Mail”, së fundmi në Uells është përhapur ky fenomen i ri, ku pronarët e shtëpive ofrojnë qira falas në këmbim të seksit.

Këto shtëpi reklamohen prej tyre në internet me sloganin “jepen me qira përmes një pagese alternative”.

“Nuk e di nëse ke dëgjuar për miqësinë me përfitime për një marrëveshje të caktuar”, – i tha qiradhënësi gazetares e cila ishte kamufluar si gruaja e interesuar per shtepine, duke iu referuar seksit në këmbim të qirasë falas.

http://www.dailymotion.com/video/x6e01bx



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *