• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares së Italisë

Sport



Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë Azeglio Vicini, i cili i udhëhoqi “Azzurrët” drejt gjysmëfinales së Kampionatit Evropian të vitit 1988, dhe vendit të tretë në Kupën e Botës në vitin 1990 është ndarë nga jeta sot në moshën 84-vjeçare.

Ai ka bërë 300 paraqitje si lojtar për skuadrat Vicenza, Sampdoria dhe Brescia para se të niste karrierën si trajner. Suksesi më i madh i tij me Kombëtaren italiane ka qenë gjysmëfinalja e Evropianit të vitit 1988 dhe vendi i tretë në Kupën e Botës dy vite më pas.

Për ndarjen e tij nga jeta do të mbahet një minutë heshtje në stadiumet italiane. Emrat më të mëdhenj të sportit në Itali kanë shprehur ngushëllime. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *