• |
ide | kryesore

Pas sulmeve personale, përballen në TV Berisha me Baton Haxhiun

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme në ora 20:00, Sali Berisha do të jetë i ftuar në emisionin “Byro Politike” të drejtuar nga gazetarja Juli Xhokaxhi, në ABC News për të debatuar me Baton Haxhiun, një prej gazetarëve më kontestues ndaj tij.

Përpos çështjeve të akutalitetit politik, si protesta e 27 janarit, bisedimet me Greqinë dhe çështja “ARMO”, me interes është edhe përballaja mes gazetarit nga Kosova dhe ish-kryeministrit, të cilët kanë sulmuar disa herë personalisht njëri-tjetrin.

Çfarë ka thënë Sali Berisha për Baton Haxhiun:

(duke folur për çështjen e Ballist Morinës) “Por kjo detyre e veshtire nuk mund t’ju besohej papagajve te diskretituar te qeverise ndaj dhe u vendos qe te thirrej me urgjencë nga Kosova, keshilltari i Rames per çeshtjet e nacionalizmit, Haxhia, i cili, ne rastet me kritike, thirret nga Rama ne debatet televizive, si deshmitari i rreme me i kualifikuar.”

Berisha gjithashtu e ka cilësuar Baton Haxhiun si “këllirë” dhe “banalist”.

Çfarë ka thënë Baton Haxhiu për Sali Berishën:

Problemi më i madh për Berishën dhe për gjithë familjen e ish-kryeministrit për Haxhiun është sjellja e të birit, Shkëlzenit dhe të dashurës së tij modele, Armina Mevlani. Duke shfaqur një jetë luksi në rrjetet sociale, sipas tij, ai po demonizon të atin dhe po pengon dhe motrën, Argitën, që të hyjë në politikë.

“Nuk mund t’ia bësh babës që ka bërë diçka për Shqipërinë, në mënyrë më të vrazhdë të mundshme me asi referencash kulturore njeriut që është munduar ta moralizojë çdo situatë në Shqipëri dhe afër në shtëpinë e tij ka një diçka që çdo ditë ia nxin jetën. Kjo është e padurueshme. Prandaj goditet Argita, e cila është një nga njerëzit më të zgjuar që njoh unë, me me karakter të fortë dhe më stabël, por si duket ajo nuk e ka guximin të hyjë në politikë për shkak të asaj që ka bërë vëllai i saj ose që i bën çdo ditë. Kujt i interesojnë darkat dhe veshjet dhe ku janë ato lekë që për çdo ditë të atij njeriu me të dashurën e tij në çdo cep të botës? Po mbase kjo nuk është një shfaqje e mirë për njerëzit të cilët kanë paguar taksa dhe kanë pasur bindjen se doktori është i pakorruptuar. Shkëlzeni dhe Armina e demonizojnë në mënyrë më të vrazhdë me prirjet sociale njeriun që ka kontribuar në histori dhe në politikë në Shqipëri. Kjo është për të ardhur keq. Unë po flas për të keqen e dukjes se për të keqen e mosdukjes le të merret prokuroria”.

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. muti dhe kaka e analisteve jan batak hagjiu dhe vangjeli,keta jan dunderrina e kazanit,llumi ,kurse rama esht kapaku i kazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *