• |
ide | kryesore

PS dhe PDIU sherr me shkopa bejzbolli për të ndarë ‘tepsinë’ në Bashkinë e Dibrës

Kryesore, Lajme



Disa zyrtarë të Bashkisë së Dibrës janë goditur me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri nga përfaqësues të PDIU-së në një sherr masiv që ndodhi mes palëve në bashki. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Muharrem Rama, që tha se kishte vendosur të largonte nga puna disa punonjës që kanë ardhur nga radhët e PDIU.

Në një prononcim për mediat, Muharem Rama tha se ndodhej në spital për të shoqëruar të lënduarit.

“Kanë ardhur 30 veta përfaqësues të PDIU me nënkryetarin Olti Cami dhe ne si Bashki ne duhet të ngremë performancën. Janë dhunuar zyrat e Bashkisë nga përfaqësues të PDIU, janë 4 të lënduar me mjete të forta. Kanë disa plagë në kokë që janë dëmtuar me shkopa bejsbolli dhe tuba hekuri” tha Muharem Rama.

Situata u tensionua sepse shefi i Personelit, i emëruar pak ditë më parë, ka bërë të ditur se disa punonjës do të largohen nga puna për shkak të performancës së tyre të dobët.

Sherri filloi kur Drini Mataj, shefi i Personelit, ka nisur të përmendë emrat e parë të punonjësve që ishin militantë të PDIU-së.

Ne këtë moment ka nisur një perplasje masive mes tyre dhe në ndihmë të punonjësve të shkarkuar kanë ardhur edhe disa simpatizantë të PDIU-së, të cilët ishin pajisur me shkopinj bejsbolli. Pjesë e sherrit është bërë edhe kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama, i cili është shtyrë gjatë perleshjes. Sipas policisë, disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm kanë hyrë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit H.D., E.D, L.D. Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Partia Socialiste dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë bashkëpunuar ngushtë për fitoren e Bashkisë së Dibrës, por vazhdimisht kanë pasur probleme mes tyre. Duket se kreybashkiaku Muharrem Rama ka vendosur ta prishë përfundimisht koalicionin me PDIU, duke hequr njerëzit nga puna. Por këto të fundit, që e kanë ndihmuar në fushatë nuk e kanë pritur mirë dhe kanë nxjerrë shkopat e bejsbollit për të shprehur zhgënjimin e tyre.

©Lapsi.al



9 Comments

    1. PDIU o “I paemer” vetem nga camet nuk drejtohet, ta dish kete.
      Disa gangsterra kane marre ne dore partine PDIU dhe po bejne cu doje rrocka dhe shfrytezojne ceshtjen came per te marre pushtet. Shpetim Idrizi eshte kthyer ne nje vegel te gangsterreve si
      Ymer LALA e kompani. Ketyre PS-ja duhet tu fusi shkelmin sa me shpejte se do u hypin ne kurriz.

      Ymer LALA ka futur vajzen deputete, neser pasneser merr ministri e fiton kredibilitet e mendojeni vete se ku shkon muhabeti.

      Parti gangsterresh dhe kriminelesh eshte kthyer PDIU

      1. piku nje mut si ty jan si qenet e stalinit rama ruqi e xhafa si qenete e idrizit qam.keta shesin dhe bythen per nji cop ngjal siq beri rama tek meta kur i kerkoi bllokun.tash kriminelet rrrihen e vtiten nder veti.piku radhen e ke ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *