• |
ide | kryesore

Sërish protesta në Barcelonë, thellohet krisja me Madridin

Planet



Në Barcelonë shpërthyen sërish protestat. Shkak është bërë shtyrja e votimit të presidentit të ri të rajonit nga Parlamenti i Katalonjës.

Partitë pro pavarësisë së Katalonjës nga Spanja, të cilat përbëjnë shumicën në parlament, kanë emëruar vetëm një kandidat, ish-presidentin në mërgim, Karles Puigdemont.

Mosmarrëveshjet mes Barcelonës dhe Madridit duket se do të thellohen, pasi partitë në të gjitha anët e debatit i kanë ngurtësuar pozicionet e tyre.

Demonstruesit u mblodhën në rrugën pranë parlamentit të Katalonjës në Barcelonë pas vendimit për të vonuar votimin për zgjedhjen e një presidenti të ri rajonal.

Ligjvënësit pro pavarësisë kanë shumicën, dhe kishin pritur që të zgjidhnin ish-presidentin katalan Karls Puigdemont të vazhdonte rolin e kreut rajonal, duke krijuar një tjetër përballje me Madridin.

Në vend të kësaj, parlamenti katalan shtyu seancën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *