• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arta Markut, avokati i Gashit: I bëj thirrje kryeprokurores të paraqitet

Lajme, Të fundit



Shtyhet gjyqi nga kryeprokuorores Arta Marku. Ka nisur sot në gjykatën Administrative seanca gjyqësore ndaj kryeprokurores Arta Marku e paditur nga prokurorja Rovena Gashi pas shkarkimit.

Rovena Gashi në padi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Gashit, Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje kryeprokurores të vijë në seancë.

“Arta Marku të paraqitet personalisht që të sqarojë arsyen e lirimit nga detyra të Gashit. Vetëm logjike juridike në zbatimin e ligjeve nuk ka aty. I bëj thirrje të vijë. Por procesi do vijojë edhe nëse nuk vjen sepse i paditur nuk thirret me zor në gjyq” – thaGgjata.

Gjykata Administrative e ka shtyrë për në datën 13 shkurt seancën ndaj kryeprokurores Arta Marku. Kjo e fundit pasi mori detyrën nisi një valë të madhe shkarkimesh në këtë institucion, ku një ndër të shkarkuarit isht edhe Gashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *