• |
ide | kryesore

VIDEO+FOTO/ Sadikun e presin me shpulla, kokës te klubi i ri

F1, Sport



Armando Sadiku tashmë është një lojtar i skuadrës së Levantes në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka kryer këtë të mërkurë edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri. Ai është pritur nga shokët e rinj me një veprim tradicional të ekipit spanjoll duke kaluar përmes korridorit të shpullave të shokëve të rinj.

Ndeshja e parë e Sadikut me fanellën e Levantes do të jetë ndaj Realit të Madridit. Ndeshja është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 20:45. Në njërën prej videove Sadiku shënon edhe golin e parë me fanellën e Levantes, edhe pse vetëm në stërvitje.

Ekipi i Levantes luan në ligë e parë spanjolle dhe për momentin ndodhet në vendin e 16-të. Sadiku bën kështu hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një nga 5 kampionatet më të mirë në Evropë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *