• |
ide | kryesore

Deputetet e LSI-së i mbyllin gojën Taulant Ballës, deputeti i PS-së: Mos bëni si kukuvajka

Lajme, Të fundit



Pas seancës së tensionuar të Kuvendin, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka bërë një deklaratë për mediat. Por ai nuk është lejuar të flasë nga deputetet e Partisë Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj. Ato kanë folur gjatë gjithë kohës që Balla ishte duke folur.

Balla ka insistuar që të flasë në lidhje me projekt-ligjet që janë miratuar në Kuvend, por dy deputetet e LSI i kërkuan shpjegim përse iu ndërpre fjala opozitës sot. Ndërkohë Balla nga ana e tij u është drejtuar duke u thënë që të mos bëjnë si kukuvajka dhe se janë një shembull i keq për rininë.

Debati mes Balla dhe deputeteve të LSI-së:

Balla: Ju jeni shembull më i keq për rininë.

Mehmetaj:Mos u merr me rininë se s’ke asnjë të drejtë të flasësh për rininë. Ne të rinjve na kanë zgjedhur qytetarët, ty dhe rilindjen ju kanë zgjedhur kriminelët. Vota kundër teksteve falas tregon sa shumë interesoheni për të rinjtë dhe qytetarët. Keni frikë nga fjala e lirë e opozitës se jeni të kapur kokë e këmbë nga krimi dhe korrupsioni

Taulant Balla: – Këta janë si puna e asaj me gomarin e do ujin e ngrohtë apo të ftohtë. Ta ekstradojmë mos ta ekstradojmë. Ju ka zgjedhur mirë Monika, jeni modeli më i keq që ka rinia e sotme. Keni zgjedhur të bëni kukuvajkat. Populli gjykon e vlerëson. Këta që ishin mësuar të rrinë në pushtet i nxorri në opozitë.”

Mehmetaj: Pse ja ndërpretë fjalën opozitës?

Balla: Mos bëni kukuvajkat!

Ndërkohë në krah të dy deputeteve të LSI-së, deputetja Nora Malaj deklaroi: Kuvendi është vendi i fjalës.  Nëse duam të kalojmë dhe të japim alternativa që janë për tekste falas askush nuk ka të drejtë as të fyejë dhe ndalojë. Parlamenti është i të gjithë atyre që kanë vendosur deri në fund kauzën e së drejtës. Ky oborr dhe ai parlament do jenë foltorja për të zgjidhur problemin dhe jo për të qenë pjesë e problemit. Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje i bënë deputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist në Parlamentin shqiptar.

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *