• |
ide | kryesore

Eni Vasili sposton emisionin të enjten dhe sulmon kolegët meshkuj: “gjobaxhinj, qokatarë shantazhues që marrin bonuse nga partitë”

Lajme, Të fundit



Drejtuesja emisionit Studio e Hapur, Eni Vasili, i është përgjigjur pozitivisht një vendimi të drejtuesve të Nevs 24 për ta kaluar emisionin të enjten ditë kut në këtë ekran transmetihej programi i Ylli Rakipit që tashmë ka kaluar në Top Channel. Me këtë rast ajo ka bërë një skaner të konkurencës politike të emisioneve të së enjtes, duke i fshikulluar në mënyrë të pamëshirshme rivalët dhe kolegët e saj. Duke thënë se e entja e Enit do të jetë ndryshe nga ajo e Fevziut, Ballës, Rakipit, Vasili ka shkruar në Panorama.  “E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin, për të arritur më pas marrëveshjen e pritur, ai që ka jo vetëm orën më të shtrenjtë dhe makinën tip i fundit, por kalon me krenari e karshillëk edhe fundjavat e pushimet, me politikanë e bankierë, për t’i intervistuar më pas rehatshëm e mërzitshëm të enjteve tona” ka shkruar ajo duke siguruar emisioni i saj do te jete “pa qoka pushtetesh dhe as bonuse partish”.



1 Comment

  1. Eni, ca si Fevzo e Co nuk degjohen me. Nese do te besh ndryshimin dhe te marresh audience duhet te heqesh dore nga te ftuar si puna e Lorenc Vangjelit, Iris Luarasit, Muc Nano, Minxhozi, Vasjari dhe te gjithe te llojit te tyre. Jepu ze atyre qe kane shume per te thene, por nuk i lene te flasin. Jepu ze eksperteve qe kane argumenta dhe qe nuk kane te pakten lidhje te dukshme me parti politike.
    E sigurte qe po ndoqe nje strategji te tille do te fitosh mbi audiencen e servileve dhe gjobaxhinjeve te llojit Rakipi, Fevziu, Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *