• |
ide | kryesore

Gazetari “kap mat” Ramën për marrëveshjen e detit

Lajme, Të fundit



Analisti Arjan Vasjari e ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Rama gjatë debatit të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Vizion Plus.

Sipas Vasjarit një nga pikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e detit në vitit 2009 të firmosur nga qeveria “Berisha” ishte “mungesa e një autorizimi nga Presidenti i Republikës për grupin që negocioi draftin me palën greke”.

Vasjari tha se duke marrë shkas nga parashtrimi që i bëri Rama çështjes vihet re së në negociatat e ministrave të jashtëm në Kretë dhe Korçë është hyrë deri në detaje, por çështja është: “A kanë këta negociatorë një autorizim nga Presidenti i Republikës?”

I zënë ngushtë Rama tha se nuk kishte informacion për këtë.

“Ky është një teknikalitet që nuk më duket se ka nevojë të jap unë një përgjigje. Unë nuk jam në dijeni të kësaj. Unë dua të jem i kujdesshëm në këtë pikë” – tha shkurt Rama.

Edhe gazetari Skënder Minxhozi i kujtoi Ramës se edhe Berisha bëri të njëjtën gjë me Presidentin Topi duke mos i kërkuar plotfuqishmërinë e grupit negociator, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi një marrvëeshje të tillë.

Rama ndërhyri duke u shprehur: “Nuk më vjen turp të them që nuk jam në dijeni për këtë. Mund të jetë ndryshe”.  

Burime të lapsi.al në presidencë thanë se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë kërkesë për dhenie plotfuqishmërie për ekspertet ne negociatat me Greqinë.

Pak ditë më parë Presidenti i Republikës tha se nuk kishte asnjë informacion për negociatat që po zhvillohen mes dy vendeve. Ai kërkoi që çështja të trajtohej me më shumë transparanecë.  ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Rama ka turp!ha,ha,ha.Ai doli pa breke dhe kjo eshte krenaria e tij.
    Pse doli pa breke?
    donte te hynte ne politike.
    Perendimit i pelqejne keto tipat pa breke,me corape me bojna,me nje kazan makarona ne goje dhe me 1000 Kallare Stilishtash(edhe kur stilisti eshte vete)

  2. ??? WOW ???

    Kjo eshte skandaloze nese qeveria ska marre nje autorizim nga Presidenti!!!

    Po ne kete moment eshte pak I dhjere procesi. Se Gjykata Kushtetuese eshte e pafuqishme

    per te dhene vendim se nuk ka gjykatesa.

    Hahahaha

  3. padrejtesia eshte e embel ne fillin dica cmenden nga suksesi qe jep fitim pa mund por shpejt kthehen ne dhogari ku perfundon me llimbje,po te ishte e sukseseshme dhe triumfuese vet zoti botnave ,krijuesi saje do na kishte urdheruat ta ndjekim padrejtsine si dobi ,por na e ndaloj rreptesish dhe na urdheroj drejtesin ne te cilen dollet krenaria morali meshira toleranca falja virtyti ,njerzore suksesi zgjilljet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *