• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi mbath këpucë me taka të rënda në parlament, në shënjestër Etilda Gjonaj

Lajme, Të fundit



Në seancën e sotme në parlament, Monika Kryemadhi nuk gjuajti me çizme Edi Ramën, megjithatë për të qenë e sigurtë veshi “këpucë me taka të rënda”.

“Sot i kisha kepucët me takë të rëndë. Çizmja është simboli, çizmja më e rëndë e krimit që i ra në kokë shqiptarëve duhet të kthehet në çizme te shqiptareve, që i bie në kokë Ramës”- tha kryetarja e LSI në një prononcim për gazetarët.

Por në sallën e parlamentit, kryetarja e LSI e ka pasur një shënjestër. Duket se e ka ndjekur me sy Etilda Gjonajn, që siç tregoi “iku me vrap nga parlamenti”.

Nëse ka pasur ndërmend të njëjtën goditje si me Edi Ramën, Monika Kryemadhi nuk e tha, por sipas saj ministrja duhet arrestuar për firmën që hodhi në lejen e ekstradimit të Nezar Seitajt.

“Frika që kanë ndaj Tahirit dhe për pasojë largimi i Seitit, është vetëm maja e ajsbergut” u shpreh kryetarja e LSI në oborrin e parlamentit për gazetarët.



4 Comments

  1. Se kam kuptuar ndonjeher kte njeri qe de e ben moral nderkohe qe bet eshte e zhytur deri ne gryke ne korrupsion e mashtrime

  2. Kur del e flet dhe kjo Monika Cizmja e ben si e ndershme,ti deri dje pastroje parate e burrit ndersa tani ke filluar te pastrosh dhe parate e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *