• |
ide | kryesore

Paloka: Deputetët opozitës u kontrolluan para se të futen në Kuvend, nuk jemi terroristë

Lajme, Të fundit
Edi-Paloka-Kuvend.jpg



Edhe seanca e sotme parlamentar e nis me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e Partisë Demokratike janë përballur mëngjesin e sotëm me kontrollin e sigurisë të Parlamentit. Kjo është bërë publike nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili tha se janë kontrolluar sikur të ishin terroristë.

Zoti kryetar sot kur deputetët e opozitës hynë në sallën e parlamentit u kontrolluan sikur po kalonim në zonën…Ne jemi deputet nuk jemi as terroristë, as hajdutë, as kriminelë. Nëse ka nga ata i ke aty lart. Nëse ka frikë ai lideri juaj global nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. Ai ta ketë të qartë se sado kontroll të bëjë aty këpucë kemi të gjithë.” – tha Paloka.

Kryeparlamentari Ruçi tha se do të bënte verifikimin pasi nuk ishte në dijeni.
Do ta verifikoj, nuk e di si është, sapo u njoftova.” – është përgjigjur Ruçi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *