• |
ide | kryesore

Përplasje në sallën e Kuvendit, Gramoz Ruçi thërret gardët të futet mes deputetëve (Fotot)

Lajme, Të fundit



Vazhdojnë tensionet në sallën e Kuvendit. Ndërkohë që deputetët  opozitë skanë bllokuar foltoren e kuvendit, Gramoz Ruçi ëhstë duke ia dhënë deputetëtve fjalën nga vendet e tyre në sallë. Kështu, gjatë fjalës së deputetit të PS-së Fadil deputetja e PD, Dhurata Çupi i ka shkuar afër vendit, duke i thënë: Shko në foltore, atje ik fol, atje është vendi.

Ndërsa Nasufi i është përgjigjur : Ik moj ti, do të pyes ty unë (dhe e ka shtyrë me dorë). Kaq ka mjaftuar që situata të ndiqet edhe njeherë. Deputetët e PD-së, i janë afruar Nasufit duke mos e lënë të flasë, kurse ky ka vijuar.

Deputeti i PS-së, Beqja i ka shkuar pas demokrates Çupi, duke i kërkuar ta lërë të qetë socialistin të vazhdojë fjalën. Ruçi: Deputetet e maxhorancës të ulen nëpër vende, zoti Beqja, ulu në vend. Garda të ndërhyjë,të vendoset midis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *