• |
ide | kryesore

Profil i Etilda Gjonaj / Fytyrat e ndryshme të një ministreje të re

Kryesore, Lajme



Etilda Gjonaj kaloi mbrëmjen e së mërkurës një premirë. Ajo u përball për herë të parë në atë që mund të quhet si salloni i provës për çdo politikan që do të ngjisë shkallët e pandalshme të karrierrës. Në ‘Opinion-in’ e Blendi Fevziut, ku shumëkush është katapultuar, por të tjerë edhe janë gremisur, ajo u shfaq në ditën më të vështirë të jetës së saj të re në qeveri. Opozita sapo ka kërkuar një interpelancë urgjente me të. Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha këmbëngulin në arrestimin e saj të menjëhershëm. Shkak për këtë furi është bërë firma e saj mbi praktikën e ekstradimit të Nazer Seitit, i njohur si financier i Habilajve dhe i prezantuar nga kundërshtarët e qeverisë si i penduari që do të tregonte gjithçka për bëmat e ish ministrit Saimir Tahiri.

Imazhi i parë i Etilda Gjonajt

Duke vendosur të përballet në ‘Opinion’ me këto akuza, Etilda Gjonaj ka treguar dy fytyra. Nga njëra anë atë të një gruaje në karrirë, që ka arritur me këmbënguljen, punën, profesionalizmin e saj, të bëjë përpara në karrierë. Pa e ngritur kurrë zërin, duke fishuar pa ndërprerje një buzëqeshje të përmbajtur të cilës bardhësia e dhëmbëve vetëm sa i shtonte pafajësinë, duke u përpjekur të shitej e qetë, e sigurtë dhe në njohuri të plotë të dosjeve që trajtonte, ajo rrezatonte background-in prej nga vinte. Një grua 37-vjeçare, dikur e lindur në Pukë, që ka mabruar gjimnazin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë dhe ka ndjekur po në këtë qytet studimet e larta për Drejtësi. Karriera e saj ka gjithçka prej një njeriu të ndërtuar vetë. Kjo nënë e një djali të vogël, Itienit, që mban mbiemrin e bashkëshortit të saj, Irvelin Gjonaj, dikur punonjës tatimesh, në vitin 2011 ka kryer masterin për shkenca penale dhe që prej kohësh jep mësim në Universitetin e Tiranës. Ajo për gati 11 vjet (2003–2014) ka kontribuar si drejtuese programesh për programet e drejtësisë, reformave ligjore dhe institucionale, të zgjedhjeve dhe litigimit strategjik të çështjeve të të drejtave të njeriut, në Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Pastaj pasi ka kryer një numër të madh kursesh e specializimesh jashtë, ajo kreu detyrën e komisioneres panë avokatit të popullit. Me sa duket kjo qe edhe arsyeja që ajo u angazhua në grupet e punës për hartimin e reformës në drejtësi. Gjatë këtij procesi për shkak të afërsisë me mjediset e politikës dhe sidomos me Fatmir Xhafën rrjedha e karrierës së saj mori një kthesë të lumtur. Edi Rama e emëroi atë në maj 2017 si zv.ministre drejtësie. Dhe me formimin e qeverisë ‘Rama 2’, pas fitores në zgjedhje ajo qe një nga surprizat e pakta. “Unë e mora vesh emërtimin tim, kur emrat u lexuan në TV gjatë asamblesë së socialistëve” u mjaftua të tregojë ajo. Në intervistat e pakta që ka dhënë, si ajo në emisionin ‘Dritare’ me Rudina Xhungën, ajo ka treguar se nuk është një grua bling-bling, që i pëlqejnë bizhutë e shtrenjta, veshjet me çmime strafosfrike dhe aksesorët apareshentë. “Ora ime nuk kushton më shumë se 150 euro” i tha ajo gazetares.

Imazhi i dytë i Etilda Gjonajt

Me këtë profil prej profesionisteje ajo u paraqit edhe në “Opinion” për të mbrojtur veten e saj nga e para vështirësi që po i qëndron mbi krye si shpata e Demokleut. Por pavarësisht fjalorit të zgjedhur, edukatës në komunikim, dhe aftësisë për të qëmtuar argumentin e duhur juridik ajo e pati të pamundur të mbrojë të pambrojtshmen: Si u shkel ligji dhe u lejua ekstradimi drejt Italisë i një njeriu që ndërkohë po hetohej në Shqipëri. Më kot ajo u mundua të thoshte se hetimi i tij nga prokurorët italinë ishte më i sigurtë, më kot u mundua të hedhë dyshime mbi opozitën se ajo edhe s’i beson prokurorisë edhe thotë se Seitaj duhej të procedohej nga të njëjtët prokurorë.
Ajo nuk arriti t’i përgjigjet një pyetjeje bazë: Si mundet të avullojë në mënyrë të jashtëligjshme një njeri. Ajo mbeti pa fjalë kur kundërshtari i saj Enkelejd Alibeaj i bëri pyetjen e thjeshtë: Ju jeni Ministër që të mbroni interesat e Italisë apo të Shqipërisë?
Pikërisht ky hendek i thellë mes profilit të një gruaje me karrierë prej profesionisteje dhe aktit aspak të tillë që ajo ka kryer (edhe vetë kolegu i saj Fatmir Xhafa e vuri në pikpyetje atë) është kontradikta e thellë e kësaj gruaje 37-vjeçare. Ndoshta ajo është detyruar t’i bindet urdhrit politik përpara sesa thirrjes së bindjeve dhe formimit të saj. Ndoshta ajo është shprehja e përkryer të tezës që prej kohësh mbron Edi Rama, se njerëzit në thelb nuk janë domosdoshmërisht të mirë apo të këqinj, por ata të tillë i bën sistemi. Edhe Etilda Gjionaj, me një angazhim të gjatë në shoqërinë civile dhe për të drejtat e njeriut, po bëhet me sa duket përditë e më shumë një produkt i sistemit të Rilindjes. Prandaj kundërshtarët sot kërkojnë arrestimin e saj sepse ndoshta me vullnet, apo ndoshta jo, ka firmosur një vendim të paligjshëm.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Kjo eshte peshe e lehte, prandaj e kane vendosur ne ate pozicion. Vartese e Vasilika Hysit, mikeshe e Fatmir Xhafes?????

    1. Prandaj nuk behet shqiperia se ka njereX si puna jote qe mendoj se te gjithe varen nga dikush.
      Ndoshta ti varesh nga ai qe te jep rrogen per te bere te tilla komente dhe kjo nuk do as mend as kalem por jo te gjithe jane si ty qe genjehen me nje sufllaqe pa qep. Ka njerex te talentuar ky vend.

      1. Llogjika qendron mbi te gjitha o ti qe nuk shitesh,dhe pastaj edhe faktet,keshtu qeveris rilindja,me vegla e robote, dhe deri tani e ka vertetuar.keshtu edhe berisha por jo deri ne kete shkalle te ketij psikopati qe mbron ti

      2. Mos u shit shqiperia nuk behet per shkak se sali berisha edhe pse ne opozit kan len rrenje te thella llumi prandaji po ndermerren reforma rrenjesore per ti shkulur keto rrenje se keto rrenje i ka kapur sali berisha dhe ilir meta

  2. servile e vasilika hysit. fytyre katunareje sebashku me katunaren tjeter te Divjakes Teuta Vodon, Zv ministre Drejtesie qe shpaloset si eksperte e ardhur nga Brukseli. Ne te vertete, jo me shume se nje mjerane ne kerkim te realizimit ne Shqiperi pas shperfilljes ne Bruksel.

    1. bobo ca gjuhe. Nuk mund te jet vendosur aty se eshte e pergatitur dhe ka punuar? Nuk e njoh fare dhe nuk dua ta njoh po dje e pash per here te pare edhe mu duk shume e pergatitur , e qet dhe tamam juriste me argumenta

  3. E kom thonë unë nuk bohet shteti me KATNAR të ” suksesshem” e kjo Gjonaj është shumë e tillë.

  4. E kom thonë unë nuk bohet shteti me KATNAR të ” suksesshem” e kjo Gjonaj është shumë e tillë.

  5. Ore nje pyetje kam une sa lek paguhen kta komentuesit e PD, sa ju jep Basha mo? Dua te filloj dhe une aty se 2 pune nuk te bejn keq, 2 te rrahura te bejn keq

  6. Nga debati qe pashe une ne TV krijova bindjen se Ministri i Drejtesise ishte korrekt me ligjet ndersa Ish Ministri e lexonte problemin politikisht. Besoj se nje problem thellesisht teknik duhej te analizohej e komentohet po teknikisht. Ka nje acarim ne politiken shqiptare ne raport me drejtesine dhe vitingun. Dua te besoj se alarmi e zhurma e politikaneve nuk eshte per zbatimin e reformes por kush do perfitoje e kush do humbase. Ngjajne si nje koshere bletesh ku ka hyre ariu duke henger mjalte

  7. Mire.Po gjeje nje person tjeter kushdo qofte ne se nuk do gjendet menjehere ne sulmin e opozites.Eshte menyre pune e opozites qe te baltose gjithkend.Kesaj menyre nuk mund ti shpetoje edhe zoti vete .

  8. O SHKULLAK, cilit i eshte gremisur karriera ne Opinion? Vazhdon ti besh temena Sandrit e Fevziut. Po gatitesh te besh serish posticen.

  9. Kjo ministrrja,po te jete aq e afte si juriste (une nuk e njoh fare),veprimin e ka bere me dijeni dhe ndergjegje,sepse vetem keshtu eleminohet fare,hetimi i metejshem i Tahirit dhe kompani.Pra ka kryer shkelqyeshem porosite e marra.Por,nga ana tjeter,po te jete edhe sado pak e mencur,si njeri,kjo ministre,nuk duhet te dilte fare ne skene dhe te mbronte vepren e saj,qe nuk ka bire neneje,qe jo ta mbroje,por as ta justifikoje disi.Kjo juriste,kur arrite te beje kete veprim antiligjor,(qe ne fakt mbron jo vetem Tahirin dhe shoket e tij te kanabisit dhe policise,por edhe vete Ramen dhe shume rilindas te tjere,qe kane dijeni per gjithcka),a e mendoni se cfare mund te beje per probleme te tjera shume me te lehta se sa kjo.?Per te gjitha gabimet,ajo duhet te shkarkohet (jo te dorehiqet-por ta shkarkosh),ndersa,meqe keto nuk jane thjesht gabime,por jane shkelje te renda ligjore,bere me ndergjegje,pra eshte fajtore,ajo duhet te arrestohet.Bile shume eshte vonuar arrestimi i saj.

    1. Krist cfar injoranti qe je kush ta mesoi kete perrall ty qe e shkruajte sali berisha ta mesoi ty e di ti qe ai qe ai qe duhet te kalbet ne burg esht sali berisha dhe ilir meta keta qe nuk kan len gje pa ber kunder ligjit

      dhe ti si idjot qe je i versulesh nje zonje te nderuar si Etilda Gjonaji qe ska ber asnje shkelje dhe qe esht shum e paster keto qe fliten per Etilda Gjonajin jan genjeshtra shpifje dhe trillime nga partija e shpellareve te sali berishes dhe ilir metes

  10. dorheqja eshte akt fisnik personal. nuk ka pse te prese ta heqin me ceremoni sic ka bere veten me kto veprime antishqiptare.

  11. Kjo gjindje qe banon ne keto vise nuk e njeh doreheqjen ndoshta i duket ulje, turp ose i mbush menjen vetes se eshte hyjnor ose i sherben dikujt por jo popullit te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *