• |
ide | kryesore

Sherri PS-PDIU në Bashkinë e Dibrës, burg pa afat për nënkryetarin Olti Cami

Lajme, Të fundit



Seanca e marrjes së masës nga togat e zeza për nënkryetarin e Bashkisë Dibër, Olti Cami ka përfunduar. Burg pa afat ishte vendimi i marrë.

Pas përplasjes mes punonjësve të administratës së Bashkisë së Dibrës, që përfaqësojnë PS-në dhe PDIU-në, përplasje që përfundoi me përdorimin e mjeteve të forta nga ana e këtyre të fundit mbi 4 punonjës të tjerë, të enjten dyert e administrates së institucionit ishin të mbyllura. Në zyra nuk kishte asnjë zyrtar.

Ndërsa forcat policore kishin rrethuar godinën e bashkisë, per te evituar një përplasje tjetër. Një ditë më parë në pranga përfundoi nënkryetari i kësaj Bashkie, Ernolt Cani dhe u shpall në kërkim Bekim Bitri, punonjës administrate, të dy nga radhet e PDIU. Ata akuzohen se dhunuan me mjete të forta 4 zyrtarë të Bashkisë, midis tyre edhe Drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore.

Njëri prej punonjësve Hektor Cani, qëndroi më gjatë në spital nën kujdesin e mjekëve, për shkak të plagëve dhe traumave nga goditjet me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Hektor Daci, truproja e kryetarit të Bashkisë, ishte i pari që u bë objekt i sulmit, dhe më pas drejtori i burimeve njerëzore në Bashki Drini Mataj. Përplasjet nisën për shkak të kundërshtive të emërimit të drejtorit Mataj nga përfaqësuesit e PDIU, të cilët nuk pranojnë që këtë detyrë ta ketë një person nga jugu. Kryebashkiaku i Dibrës, Muharem Rama në nje lidhje per News24 u shpreh se një grup prej 30 personash , pjesë e të cilëve të punësuar në Bashkinë Dibër nga radhët e PDIU-së dhunuan një pjesë të stafit të Bashkisë për lëvizjet brenda administratës. Qëllimi i dhunës sipas tij është të ushtrohet presion që bashkia të marrë vendime në funksion të interesave të tyre partiake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *