• |
ide | kryesore

A do të rrëfehet Nezar Seiti për Habilajt dhe Tahirin? Përgjigjet avokati i tij

Lajme, Të fundit



Avokati Detar Hysi është përgjigjur sot për ekstradimin në Itali të klientit të tij, Nezar Seiti i njohur si financier i grupit të trafikantëve të drogës të vëllezërve Habilaj. Avokati tha se Nezar Seiti nuk ka dhënë pëlqim të rrëfehet për tu bërë një dëshmitar i mbrojtur i prokurorisë.

“Klienti im nuk ka njohje me disa nga të pandehurit. Seiti nuk do të rrëfehet as këtu dhe as në Itali. Pozitat e reja të klientit tim do të njihen gjatë hetimit” – ka deklaruar avokati mbrojtës i Nezar Setit. Ai u ekstradua në Itali në shkelje të ligjit pasi ndaj tij kishte një proces të hapur në Shqipëri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *