• |
ide | kryesore

Berisha ‘zbulon mashtrimin e dyfishtë anti-kombëtar’ të Ramës dhe sulmon ashpër Xhorxh Soros  

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se Edi Rama i mashtroi dyfish shqiptarët mbrëmë me deklaratën lidhur me votën kundër SHBA-ve në OKB, ku SHBA kërkonte që Jeruzalemi të njihej si kryeqytet i Izraelit.

Sipas Berishës, edhe pse Rama u shpreh se askush nuk i kishte kërkuar të votonte krah SHBA-ve në OKB, kjo është gënjeshtër. Ish-kryeminsitri kujton kërkesën e ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, që vendet mike të shtetit që përfaqëson të votojnë krah saj për njohjen e Jeruzalemit.

Mashtrimi i dytë i Ramës, sipas Berishës, është se ai zgjodhi të mbante qëndrimin zyrtar të BE-së për këtë çështje. Ish-kryeministri sqaron se vendet e BE-së ishin të lira të votonin të pavarura mbi këtë vendim. Por, sipas tij, Rama zgjodhi të dëgjonte kërkesën e Turqisë për të votuar kundër. Berisha shkruan në Facebook se edhe pse Turqia është vend mik, zëvendësimi i SHBA-ve me Turqinë në politikën e sigurisë kombëtare është fatale. SHBA-të janë të pazëvendësueshme.

Berisha shpërthen në akuza edhe për miliarderin Xhorxh Soros.

“Kerkesen per te votuar kunder SHBA ne OKB Rames is ka bere mentori i tij Xhorxh Soros, kryespekullanti i botes, nje armik i betuar i demokracise ne Shqiperi dhe presidentit Trump, njeriu qe pagoi Edi Ramen te deklaroje ne mediat e medha amerikane se kandidati Donald Trump eshte turpi i qyteterimit dhe se ne raste fitoreje te tij Rama do te prishte marredhenier me SHBA.”

©LAPSI.AL 

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

Pse neobllokmenet Rama dhe Ditziu i tije hodhen ne koshe letren e ambasadores se SHBA ne OKB Nikki Haley.

Te dashur miq, Edi Rama mashtroi paturpesisht dyfish shqiptaret mbreme kur deklaroi lidhur me voten e tij te pabese dhe ne kundershtim me interesin kombetar kunder SHBA ne OKB.
Ai deklaro se nuk i kishte kerkuar asnjeri (nga pala amerikane) qe te votonte kunder rezolutes dhe se ai votoi ne perputhje me direktiven e BE.

Lidhur me kete mashtrim skandaloz sqarojme sa vijon:

Kerkesen per te votuar kunder rezolutes qe denonte vendimin sovran te Kongresit dhe Presidentit te SHBA e ka paraqitur zyrtarisht qeveria e SHBA me nje leter zyrtare te amabasadores se SHBA ne OKB, Nikki Haley drejtuar perfaqesuesve te vendeve mike ne OKB, nder to edhe Shqiperise tre dite pra votimit te rezolutes. Ndaj Rama genjen kur thote nuk na kerkoi asnjeri qe te votojme kunder saj.

Keshtu qe, edhe ne rast se ambasadori Lu vertet nuk i ka kerkuar Rames apo Ditzi Bushatit, per arsye te cuditshme por qe ai i di vete, qe te votojne kunder rezolutes apo te abstenojne, e sigurte njeqind perqind eshte se ambasadorja Nikki Haley, e cila ne hierarkine e administrates se SHBA eshte ne rang anetareje kabineti, e ka bere kete me nje leter zyrtare, te cilen Rama dhe Ditziu i tij e hodhen ne kosh te plehrave.

Kjo dyshe antikombetare, ne nje akt pabesie dhe duke shkelmuar interesin kombetar, vendosen te votojne kunder vendit qe ka luajtur rol percakues ne bllokimin e projekteve te Fuqive te Medha te viteve 1920 per coptimin dhe zhdukjen e Shqiperise nga harta e Europes dhe çlirimin e Kosoves nga pushtuesit barbar serb vitin e fundit te shekullit qe kaloi dhe pavaresimin e mevonshem te saj.

Se dyti, Rama mashtroi pafytyresisht kur deklaroi se ne votuam sipas percaktimit te BE. E verteta eshte se pese vende te BE votuan kunder rezolutes çka deshmon se absolutisht nuk kishte asnje vendim te BE per te votuar kunder SHBA dhe pro rezolutes. BE ne kete votim e kishte lene qe vendet anetare te votonin te pavarura ne perputhje me interesin e tyre kombetar. Vendi i vetem qe i kishte kerkuar Rames qe te votohej kunder SHBA eshte Turqia por theksoj se, pavaresisht nga marredheniet miqesore qe Shqiperia ka dhe duhet te zhvilloje me Turqine, zevendesimi i SHBA me Turqine ne politiken e sigurise kombetare eshte fatale.

Kerkesen per te votuar kunder SHBA ne OKB Rames is ka bere mentori i tij Xhorxh Soros, kryespekullanti i botes, nje armik i betuar i demokracise ne Shqiperi dhe presidentit Trump, njeriu qe pagoi Edi Ramen te deklaroje ne mediat e medha amerikane se kandidati Donald Trump eshte turpi i qyteterimit dhe se ne raste fitoreje te tij Rama do te prishte marredhenier me SHBA.

Te dashur miq, 27 janari, protesta me e fuqishme ne 100 diteshin e qeverise se narkoshtetit deshmoi revolten mbare qytetare edhe ndaj qendrimit te pabese dhene ne kundershtim me interesin kombetar ndaj SHBA te dyshes se neo-bllokmeneve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati! sb

 



4 Comments

  1. O aaa nga ke dale, te mungon njeK para enje K mbrapa, e pastaj shihe dhe meri ere vehtes. Me fal por kete meritonsi komentues injorant i rilindjes, me qe dukesh.Me kete narkotikun, banditin, e kriminelin e popullit te vet, as qe krahasohet, me gjithe te metat e ndonji gabim,, prape ka shpirt njerezor,,,, e jo katili si BOJAXHIJU’.

  2. Po te vesh re kohet e fundit Sali mender politikani po mban nje qendrim pro Amerikan.
    Por po t’i kthehesh se shkuares ne pergjithesi ai ka qene antiamerikan ku ka aq shume qendrime te tilla sa qe mund te perbejne nje roman te tere.
    A nuk eshte ky, Saliu, qe median me prestixhoze, New York Times, e emertoi leter higjenike (leter per te fshire bythen )!?
    A nuk eshte ky qe theu embargon duke furnizuar me nafte ushtrine Serbe per te masakruar shqiptaret
    Po perse po kurveron si amerikan i flakte nga njera ane dhe po ngre popullin injorant ne protesta ne anen tjeter!?
    Une them nga frika e Vettingut.
    Le te shpresojme se drejtesia aq e desheruar nga shqipetaret e vuajtur do te vendoset nje dite.

    1. i pa emer a nuk je ti leter higjenike e rames,pse qfare te duket ty new york times zeri i popullit.zeri negjmjes apo muti i negjmijes rama.ne ketu po flasim per qendrim te kryeministrit e jo te muq nanos,lubonjes,mero bazes e ty.ik pirdhu ne qenef negjmije ku jeni ngjizur ti rama,tahiri me sperm stalini ne koperativen e derrave vlor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *