• |
ide | kryesore

Detaje për festivalin e Sanremos

Paparazzi, Slider



Festivali i këngës italiane këtë vit do të organizohet nga data 6 deri në 10 shkurt. Pesë mbrëmje nga qyteti i Sanremo-s do të vazhdojnë traditën e këngës italiane, por me një ndryshim të madh në formulë, këtë herë nuk do të ketë eliminime gjatë katër netëve, por të gjitha këngët do të shkojnë në natën finale.

Gjithashtu edhe nga formula e prezantimit priten surpriza. Prezantuesi kryesor do të jetë një nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Claudio Baglioni. Atij i është besuar dhe roli i drejtorit artistik të festivalit, siç ka ndodhur vitet e fundit me Carlo Conti-n.

Këngëtari do të shoqërohet në prezantim nga Michelle Hunziker dhe aktori Pierfrancesco Favino, dy emra dhe figura të njohura brenda dhe jashtë Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *