• |
ide | kryesore

Ermal Meta prezanton këngën e re për në Sanremo (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Ermal Meta, tashmë për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e skenës së Sanremo 2018, ndërsa këto ditë ka publikuar edhe videoklipin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane, shkruan KultPlus.

Kënga, ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), është një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, ndërsa trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. Sanremo 2018 do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos e do të drejtohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni. Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë.

https://www.youtube.com/watch?v=BawbujBVPFg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *