• |
ide | kryesore

Faktet / Ku bllofon Berisha me dashurinë e rigjetur për detin

Kryesore, Lajme



Ish kryeministri Sali Berisha është hedhur në një ofensivë të paparë për të mbrojtur faljen e detit Shqiptar në favor të Greqisë. I gjendur nën akuzë, që pas anullimit të marëveshjes mes qeverisë së tij dhe Karamanlisit (27 prill 2009 në Tiranë foto poshtë) nga Gjykata Kushtetuese, si një njeri që kishte dhuruar për interesat e veta politike atë që nuk i përket, Berisha po përpiqet të rikuperojë imazhin e vet publik. Ai, këto ditë, ka shpeshtuar statuset në Facebook dhe deklaratat në TV, për të thënë se pasardhësi i tij po i fal fqinjit tonë 6 milje më shumë hapsirë detare; se ai po dhuron fushat më të mëdha të naftës dhe gazit; se ai ka zgjedhur të negocjojë mbi bazën e pazarit dhe jo atë të vendosur paraprakisht, për ta shpënë çështjen në gjykatën e detit në Hagë.

Nisur nga këto fakte Berisha ka bërë thirrje se Rama mund ta realizojë këtë akt tradhëtie kombëtare vetëm duke kaluar mbi trupin e tij dhe të mbështetësve të vet.

Por, pavarësisht vërtetësisë ose jo të kësaj fushate (askush nuk mund të vërë bast për aventurizmin diplomatik të Edi Ramës) Berisha përpara se të hidhet në sulm, duhet të japë llogari për atë që nënshkroi vetë 8 vite më parë.

Në një ballafaqim televiziv me Baton Haxhiun dhe Lorenc Vangjelin në ABC News, ai u mjaftua të thotë se vendimin i Gjykatës Kushtetuese i prillit të 2010-ës ishte blerë nga Edi Rama për llogari të një pale të tretë.

Ky pretendim absurd që nënkupton ndërhyrjen e Turqisë së Erdoganit, nuk është shoqëruar kurrë nga asnjë provë dhe asnjë fakt.

Ndërkohë që vendimi i Kushtetueses që Lapsi.al e ka lexuar, e akuzon marrëveshjen e qeverisë Berisha në disa pika.

a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;
b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes;
c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm;
d) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.”

Por, përpos këtij zhvleftësimi juridik, pakti i Berishës me grekët ka marrë edhe goditje politike. Lapsi.al ka hapur edhe njëherë Wikileaks-in (lexo shkrimin poshte) e famshëm ku ambasada amerikane në Tiranë informon Uashingtonin, për mënyrën se si po zhvilloheshin negociatat. Në kabllogramin e tetorit 2008 citoheshin zyrtarë të lartë të qeverisë Berisha, që tregonin jo vetëm për presionet që bënte Greqia për të vendosur standartet e saj në bisedime, por edhe ultimatumin e Athinës për ta mbajtur këtë çështje në fshehtësi nga “fuqitë e mëdha”, ShBA dhe Europa.

Në fakt kështu u bë, afera u mbajt sekret edhe nga presidenca e Shqipërisë.

Pse?

Sepse presioni grek qe i madh dhe së dyti – siç thuhet në kabllogram – pasi Arthina kishte kërcënuar me mosratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në.

Pra, jo vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por edhe intepretimi politik i diplomatëve amerikanë vërteton tezën se Berisha ka qenë nën presionin grek dhe ai është ulur të bëjë marëveshje me Athinën, në rastin më të mirë, në kushte të pabarabarta.

E keqja e kësaj historie të 8 viteve më parë, që e nxjerr Berishën zbuluar, është se edhe pasardhësi i tij është ulur të bëjë pazar me grekët, në kondita të njëta, i kushtëzuar nga halli politik i hapjes së negociatave.

©Lapsi.al

 

Tre pyetjet e Berishës për Ramën

1- Pse pala greke refuzoi filimisht dergimin e çeshtjes ne Gjykaten e Detit dhe insistou per zgjidhjen me pazar? E beri kete per interes te vetin apo te Shqiperise?

2- Pse hoqe dore nga dergimi i çeshtjes ne Gjykaten e Detit dhe e bere kete per interesa te Shqiperise apo te Greqise?

3-Pse Greqia, qe ka 6 milje ujerat e saj territoriale me Italine dhe Turqine, dhe po kaq i kishte dhe me Shqiperine, pas pazarit tend te piste do ti zgjeroje ne 12 milje keto ujera me Shqiperine?



17 Comments

  1. More Bushat,ben mire qe na i kujton edhe heshtjen e Berishes,(simbas teje e paska mbajtur mareveshjen te fshehte),po mareveshja e tanishme,a eshte me transparente,a ke lexuar ti vete,qofte edhe nje rrjesht?Populli thote,mos e harro te shkuaren,por shiko per te arthmen.Por ama nuk thote,qe mbaje mendjen vetem per te kaluaren (e atij qe nuk e desheron),dhe mos i kushto rendesi te tashmes.Nese vepron keshtu, (njelloj sic bente edhe i ndjeri Stefani-dikur ),atehere te keqen e ke nga vehtja,pra ti vete i vene vize mendimeve (analiza nuk jane kurre) te tua.

    1. etika shprehjes me veprimet ,zbulon klanet ,per 1 shekull ndaj shqiptareve me politika ligje veprime ,me nje atmosfere ne dukje sekur keto jan atdhetare dhe sikur po ndertojne parajse dhe me veprime nga me mafiozet ,dyke kthyre shtetin politiken ligjet me dy standarte ,keta jan asgjesuesit e pronave nderit dhe jetes shqiptare lumturise begatise keta jan asgjesuesit e unitetit vlerave dobis keta jan kanceri dhe semundja me e keqe nder ne qe rremben jete dhe shkatrron jete shqiptaresh ne cdo moment ,ketu nuk mund te thuhet se ka pa aftesi drejtuese ky eshte qellim i planifikuar,shkatrrimi perfundimtare kombetare ,qe filloj me coptimin etnik ne pes shtete ,dhe menjehere u vendos na sllavet mbreti zog me pas komunizmi ku u hollen themelet e tije po nga sllavet,per shqiptaret shpetues mbetet vetem zoti prisit fetare atdhetare nese e marrin guximin per ta ftuar popullin ne dobi dhe per ta larguar nga e keqa,,drejt unitetit dhe vetqeverisjes ,me ulleheqes te drejte parimore me emrin e zotit dhe sipas ullzimit tije sepse keshtu mbjellim drejtesi unitet vlera zgjillje paqe shpetim ,gjitha cilesit e drejtesise qe jane e kunderta e ketije raliteti sepse me emrin e robit dhe interesave te tije thellohet zhvillimi i tmerrshem i ketije raliteti saqe nga borxhet dhe poshtersit e tyre keta jo me pronat tua kthejn pronareve apo njohin atyre qe ua kan llene por keta te na nxjerrin dhe nga shtepite e ngelen peng tek politikat ligjet dhe borxhlit atje ku jan implikuar dhe sherbejne,ky eshte fundi i padrejtesise kapitullimi gjitheve nese e pranojme ,si popull qe keto ti mbajme me te na drejtojne ,ne nuk po na drejton e drejta e merituara ,por padrejtesia pasiguria antivlera shkatrrimi ,keta e kishin kohen e duhur per te bashkuar zhvilluar dhe begatuar kombin por e shkatrruan dhe fillun ta shesin dhe femijeve e cdo qytetari po ua bejne jeten e padurueshme duke i detyruar cdo dit ta lene vendin dhe thyejn qafen per nje kafshate buk sherbetore ne deren e tjetrit nderkohe qe se meritojmen sepse nentoka dhe mbitoka jone eshte e begate dhe nese menaxhohet me drejtesi na mban gjitheve papunuar fare sepse vin tjeret te na sherbejne i ftoj shqiptaret dhe migrantet te kthehen ne atdhe ,dhe te sistemojme drejtesine duke menjanuar ket trishtim dhe trishtues,te bejme nje shtet dhe komb ,mbasi ndollemi ne kurth per 1 shekull qe me cdo kusht duhet dalim prej tije dhe marrim ate cfar meritojme te drejtat lirin mundesin begatin tashme u takon priseve fetare te mos heshtin ,por te thone te verteten popullit ate cfar kan pergjegjesi tek zoti formimin vlerat te drejtat te kerkojne tek shteti dhe te keshillojne per mire dhe ndalojne nga e keqa ,te kerkojne me intensitet te drejtat ,dhe mos behen pal me shtetin ne padrejtesi me heshtje sepse ,e keqa nga mezi jone nuk largohet nese nuk cohemi te gjith ,por te pareve ju takon drejtuesve shpirterore pasohen nga intelektualet dhe mbare populli ,mbasi ketu po zhvillohet nje kasaphane e vertete ne cdo pikpamje kjo nuk tolerohet ,gjithsesi padrejtesia reflekton cmim kosto trishtim dhe tmerr humbje dhe shkatrrim por gjith ato qe njohin zotin dhe,pergjegjsit para zotit le ti bejne analize ,dhe mendojne te ulin kostot dhe cmimin me yrtesi duke e percjellur te keqen me te mire dhe urrejtjen me dashuri problemet me zgjillje luften me paqe,padrejtesin me drejtesi dhe kjo nuk arrihet me buton por duke u bere aktiv ne dobi dhe me sinqeritet ka ndjeshmeri ,per domosdoshmeri ,ne popull per reflektim te fjales zotit ullzimit tije ,dhe refuzim dhe kerkese unanime si popull pa parti ne krye ti kerkohet dhogari shtetit klases politike hapur publikisht ne prezence populli qe te nxirren perfaqesues nga populli dhe te bejme nje veting jo nga te huajt sipas interresave por vet si popull ,duke i nxjerre te palarat ne shesh te politikave te ligjeve dhe cdo gje qe ka ndollur me ne per 1 shekull dhe te bejme pajtim te brendeshem si domosdoshmeri unitetit ,duke pastruar gjith ndotjen kete kurthe ku na zhyten dalim prej tije dhe marrim cfar meritojme si popull lle komb,keshtu nuk ecet tolerohet as perballohet,nuk e pranon askush ne veten e tije edhe ato qe vet padrejtesi u bejne tjereve po tu behet sepse padrejtesine e kurrejn te gjith dhe drejtesin te drejten per vete e duan te gjith sepse u krijuan me te drejtesia eshte zgjillje shpetim ne cdo pikpamje,por jo drejtesia njerzore interesi drejtesia hyjnore ,pushteti njerzore nje kete vend sipas interresit klaneve e shkrojti historine me cdo te keqe dhe brutalitet ,tani nese e pranojme zhvillimin e vazhdimsise se tyre mbetet vetem te shijojme nje konfrontim shkatrrim dhe lufte sepse keta jan cilesit e padrejtesise gjat zhvillimit vet e keqa ne rritje sipas trysnise se zhvillimit saje ekstremi gjithnje ne thellim nuk ka dobi ,kete nuk e deshiron asnje njeri por duhet sencibilizim qe nese se deshirojme ta largojme dhe ndryshojme padrejtesin duke e zevendesuar me drejtesi me nje pushtet qe ka cdo sukses te kunderten e padrejtesise pushtetin e zotit me perfaqsuesit e tije te drejte,prej ku e keqa hesht dhe e mira merr dhen,ky eshte mendimi im rreth zhvillimeve aktuale ne vend,duke pare qe asnje vit asnje dekad ky vend nuk pati ndryshime per mire vecse e keqa u shtu eshte normale gjetja e gabimit dhe orientimit ,mundesive mbasi te keqen se duam asnjeri dhe keq bejme te miren e duam dhe si sherbejme atehere eshte thirrja per urtesi dhe bindje se kush na vlen qe eshte dobi me fakte ,si ralitet me garanci gjalleri shprese vlera unitet meshire tolerance mirkuptim marrveshje le ta pranojme keshtu nuk ecet asnje hap,ne shqiperi i duhet vene kyci cdo institucioni ,ne padrejtesi dhe duhet hapur vetem drejtesia e verteta me te cilen ndjehen krenar te gjith

  2. Problemi eshte se i paafti Berisha nuk e kupton qe ka qene i paafte. Kurse Rama e kupton dhe e shet per histori. Pas varrezave greke(edhe me eshtra italianesh), pas zgjerimit te ujerave, nuk i mbetet tjetee vecse te “varose” ceshtjen came duke firmosur(me Busatis) ndonje traktat me Ahine zyrtare se pala shqiptare nuk ka asnje pretendim per prona te debuarish te 1945….
    Kjo ngel per t’u pare. Ceshtje kohe. Por sigurisht qe keto themele vartesie i ka ngritur Nano dhe Berisha.

  3. Or llumbtira krist + ju myti llumi. Jeni vecse trupjerdhur dhe propagandiste te nivelit te dobet.Shqiptaret jane ndare ne pjesen qe mbeshtet marreveshjen e 2009 dhe shqiptaret qe mbeshtesin EDI RAMEN per rinegocim te saj.

  4. berisha ju beri njerz nga kafsh stalini,kristaqi ,spiro koleke dhe enveri qe ishit dhe ju prap e shani,kurse rama po ju kthen ne gjenez ne orangutan e neandertal.ju thot dele,ferra,lop,kazan ju te knaqur.
    perderisa tek berisha ishte rrug,rrug,rrug tek rama tritol,kanabis ,hajni.berisha beri qe ju qelbesirat te dini qfare jan turistet,kosova e bota,te lir te levizni nga kafaz e tela me gjemba qe ishit.

  5. Namyti Llumi,
    po te lexosh komentin tend kupton se ti je me i zgjuar se Merua, Nano, Berisha dhe Amerika, tek e tek dhe te mare te gjithe se bashku. Hahahahahahahahahahaha, hahahahahahaha,hahahahahaha.
    Ti mund te konkurosh vetem me ari-n ose ndonje llum muti tjeter ku po mbytesh.

  6. Ka nje dallim shume te madh midis marreveshjes se Berishes dhe marreveshjes se Rames. Berisha ka perdorur nje parim. Parimin e barazlargesise. Ky parim mbase na penalizon por eshte parimi me i perdorur ne zgjidhen e mosmarreveshjeve te kufirit detar.

    Rama nuk na thote cfare parimi ka perdorur ?!?

  7. O Bushat narkomedia, po çfarë ka Berisha në këtë mes sot. Marrëveshja e Berishës u anullua edhe për shkak të presionit të mediave dhe analistve si puna jote që jeni kopetentë në çdo fushën, e si llum pashaj kopetenti.
    Reziku sot është vëllai yt ideologjik edvin droga. Mos u përpiq të relativizosh situatën duke përmendur Berishën.
    Berisha më së paku ishte serioz në ato që bënte dhe jo si ky vëllai jot drogaxhi e karagjoz.
    Dhe të krahasosh Berishën me edvin karagjozin do të thotë se ke interesat e tua në këtë mes, gjë që askush nuk e ve në dyshim për ty.

  8. Albani nuk eshte me I zgjuar se ari ,por eshte me idiot se palla e .arit .Ari eshte ideologu me vertete dhe perfaqesues I shqupit.

    1. O idiot që leh se paguhesh për këtë punë. Kaptina jote prej klysh komunisti i ndan njerëzit ose me ne ose kundër nesh. Nuk ka nevojë të jesh me shqup për të ulëritur me të madhe për fatkeqësinë që ka kapur këtë vend që kur gjyshërit tu komunistë injorantë me kurse kundër analfabetizmi filluan të drejtojnë Atdheun tim, jo tëndin se komunistët nuk kanë atdhe.

  9. Zagari i edverit dhe nipi i kriminelit Kapo, po i sulet si shume Berishes; kuptohet me porosine e kkk-ës! Or….. bole: lere Berishen se nuk eshte qe prej pese vjetesh ne qeveri dhe ato pyetje prej zuskash beja direkt jo neper faqe intrneti ne se ke pak burreri, por fol per qeverisjen e kryedoçit edver dhe per marveshjen qe ka bere me vathen e tradhetareve ne te cilen ben pjese edhe ti, o eunuk!

  10. ërë atë që bëneGjithë këtë sulm të Bushatit kundër Berishës në kohën që eshtë Rama që fshehurazi nga të gjithë po bën mareveshje për detin me Greqinë, e demaskon një fakt i vetëm.
    Nuk ishte as “Lapsi” i Bushatit e as Lapsi i Edramës që u hodh kundër marëveshjes se 2009-tës.
    Gjithë zhurmën e bëri njefarë ish kolonel i kohes së Enverit. Pashaj.
    Nuk ishin ndjerë fare socialistët për ate marveshje me grekët se me grekët kanë qenë byth e brekë gjithmonë medemek “majtistët” shqiptare. Të mos harojmë se nga Greqia u eksportua revolucioni bollshevik i 97-tës.
    Ishin grekët që liruan nga burgjet e tyre kontigjente kriminelësh e që ju dha detyra për të bërë ate që bënë.
    Perse nuk kujtohet “anal-isti” Bushati të bëje pyetjen e thjeshtë se cfarë ka ndodhur me kolonel Pashajn që nuk po bëhet i gjallë për “vjedhjen e detit” ?
    Se cfarë u tha e cfarë u bë në 2009-ntën, sado ti përdredhë analizat Bushati, të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se ajo marveshje nuk perfundoi, ama Shqipëria realizoi marëveshjen MSCA dhe pranimin në NATO.
    Në fakt sepse kam pasur përshtypjen se Berisha u tregua i zgjuar dhe ju a hodhi grekëve, i ndërgjegjshëm se ajo marëveshje do të hidhej poshtë nga Gjykata kushtetuese.
    Nuk ishte i rastit fakti që Berisha bile u tregua jo vetëm mbështetës i vendimit të Kushtetueses, por edhe nuk e fshehu publikisht gëzimin që ajo histori u mbyll në favor të shqiptarëve, 2-0 në favor të dipllomacisë shqiptare.
    Sa sajon teori konspirative në stilin e Mero Bazes, për Berishën Bushati, përse nuk pret se si do të përfundoje kjo historia e dipllomacisë se fshehte Rama-Bushati, e si do të përfundojë kjo dipllomaci e tyre ?

  11. Shumë interesant që media që paskej intervistuar Berishën, paskej zgjedhur si gazetarë Baton Haxhiun e Lorenc Vangjelin, përfaqesuesit më “patriotë” të medias shqiptare.
    Që të dy më shumë se gazetarë. njihen në publik si lakejtë e Edi Ramës e bile e kanë deklaruar qe Rama i ka edhe si “këshilltarë politikë”.
    Batoni si figura mediatike më e diskretituar pikërisht për mungesën e patriotizmit në Kosovë, e “Lenci” një nga figurat më negative të mediave shqiptare, zhurmues profesionist i socialistëve në çdo debat televiziv, paskan marë përsipër të akuzojnë Berishën për mungesë patriotizmi.
    Nuk është e rastit se nga të gjithë gazetarët shqiptarë, Edi Rama i veçoi vetëm këta lakej të tij se nuk janë “gazetarë të kazanit”. Për arsyen e thjeshtë se janë gazetarët e tij të tepsisë.
    Për të mos u bërë fare të neveritshëm, edhe këta si Lubonja e Bushati bëjnë sikur e kritikojnë ndonjëherë edhe Ramën, por gjithmonë tehun e sulmeve ja drejtojnë Berishës.
    Le ta zemë vërtetë se Lenci e Batoni apo shefi i tyre Rama, na qenkan përfaqesuesit më të shquar të patriotizmit shqiptar.
    Po pse përpiqen këta që të kalojnë në heshtje deklaratën e ministrit të jashtëm grek se deri tani nga bisedimet është rënë dakord qe nga 6 milje det sic ishte mareveshja e mëparëshme, Greqia po fiton dyfishin, 12 milje e më keq akoma se pala shqiptare paskej pranuar se nuk ekziston fare problemi çam ?
    Marëveshja e parë e nisur para 9 viteve, është një histori e mbyllur.
    Përse meremi me te e nuk meremi me këtë marveshjen që po bën “antigreku” Rama ?
    Nese drejtësisë shqiptare i paskej shpëtuar pa ndëshkuar dikur qofte edhe ndonjë ministër i qeverisë Berisha, për ndonjë tender të dyshimtë, përse duhet të heshtet sot për qeverinë Rama që në cdo muaj të pesë viteve të qeverisjes ka rekorde kriminaliteti e meazallah se po bie ndonjë peshk në rrjetën e drejtësisë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *