• |
ide | kryesore

“I forti” i Lazaratit: Tahiri e nxori kanabisin nga fshati me autoblind

Lajme, Të fundit



Një prej të arrestuarit e superaksionit të policisë në 2014-ën në Lazarat bëri akuza të rënda në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, Arbion Aliko tha se policia ka nxjerrë tonelata me drogë nga Lazarati dhe e kanë shitur tek trafikantët.

“Policia e Shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”, – u shpreh i riu që akuzohet për kultivim dhe trafik droge.

Ai po gjykohet se bashku me Gurgaz Skënderin, Erik Skënderin, Beqo Brahimin dhe Alfred Prokon. Në krye të grupit të tyre ishte Gate Mahumtaj i cili ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Pasi dëgjoi edhe mbrojtjen gjykata dha vendimet për të 5 arrestuarit duke i dënuar në total me 52 vite burg.

DENIMET PËR DOSJEN “LAZARATI 2014”

Arbjon Aliko dënohet me 13 vite burg

Gurgaz Skënderi dënohet me 11 vite burg

Enrik Skënderi dënohet me 10 vite burg

Alfred Proko dënohet me 10 vite burg (në kërkim)

Beqo Brahimi dënohet me 8 vite burg (në kërkim)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *