Kim Kardashian ka përgatitur një listë me të gjithë personat që do ti bëjë dhuratë dhe i ka shpërndarë në Instagramin e saj. Por ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është se Kim kishte shkruar në këto lista edhe emrat e atyre që nuk kanë folur mirë për të dhë që i konsideron si “Haters” që janë Piers Morgan, Taylor Swift, Wendy Williams, Chlow Grace Moretz dhe Lindsay Lohan, .
“Këtu është lista e personave që do ti bëj dhuratë për Shën Valentin. Janë personat më të dashur për mua por edhe ata që nuk më duan. Fundja është ditë e veçantë dhe duhet të shpërndajmë sa më shumë dashuri”- është shprehur Kim Kardashian.