• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Si po e kërcënojnë njëri-tjetrin Rama dhe Donald Lu

Lajme, Të fundit



Kërkesën e Donald Lu, se deri në pranverë duhen arrestuar ‘peshqit e mëdhenj’, dhe deklaratën e Ramës se Lu nuk ia kërkoi atij votën pro Jeruzalemit në OKB, Monika Kryemadhi i lexon si kërcënime në distancë ndaj njëri-tjetrit.

“Shikoni se çfarë po ndodh, doli dje Donald Lu dhe i tha Ramës ju pres deri në pranverë për arrestimin e peshqve, del Edi Rama në mbrëmje dhe thotë Ambasadori nuk më kërkoi të votoja pro rezolutës në OKB. Pra këto kërcënojnë në distancë njëri-tjetrin” – u shpreh kryetarja e LSI-së në TVSH.

Sipas Kryemadhit, reforma në drejtësi ka hyrë në një krizë institucionale për shkak të arrogancës së marzhorancës dhe Edi Ramës.



1 Comment

  1. Mire Pushtetaret qe nuk ndihen per VJEDHJET qe bejne njeri me tjetrin Popullit dhe Shtetit Shqipar, por A e dine Gazetaret dhe ata Ana(lesh)ist MJERANE qe “Shqyhen” neper Studio Televize (a thua se ketu Fillon dhe Mbaron Bota Gazetareske!?) me njeri tjetrin Kush te Tregoje Zgjuarsine dhe te Drejten mbi Temen qe Diskutohet dhe per PASURITE MARRAMENDESE te kesaj “SHTRIGE” ne Kuptimin e Plote te Fjales (nickname i vendosur pas keqardhjes qe kjo ka per fukarrenjte!?) apo dhe te Pushtetareve te tjere nuk Guxojne tu thone dhe aty kur e therasin ne Studio se KU I KE GJETUR dhe me C’TE ARDHURA i ke bere keto Pasuri te Tundshme dhe te Patundshme (mos kane frike Ana(leshet)istet se mos hane ndonje Cizme apo frike nga Presidenti i cili eshte AKUZUAR dhe FAKTUAR pavaresisht Drejtesise se Munguar disa vjecare ne Shqiperi! DO TE KETE NDONJE TRIM GAZETAR TE FLASE NDONJEHERE HAPUR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *