• |
ide | kryesore

Opozita PD-LSI: Marrëveshja Xhafaj-Marku anti-kushtetuese, Rama prokuror i përhershëm privat

Lajme, Të fundit



Takimi dhe marrëveshja e sotme mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, është kundërshtuar nga ana e opozita. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kjo marrëveshje e vë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë në tërësi, në shërbim total të Saimir Tahirit.

Në brendësinë e kësaj marrëveshje përcaktohet se si kryeprokurori dhe prokuroria në tërësinë e saj, vendoset në shërbim total të Tahirit, në mbrojtje të tij, në shërbim të mbrojtjes së dëshmitarëve, dhe prishjes së provave”, – tha Bylykbashi.

Po ashtu, edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e quan marrëveshjen mes Xhafajt dhe Markut një “akt injorance”, pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundershtinë e saj me Kushtetutën. Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Pergjithshëm! Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?!”, – shkruan Luan Rama.

 

 



2 Comments

  1. A ka ardhe ne krye te prokurorise nji cope ZHELE’ keshtu do e perdorin ataqe qellimisht e sollen ne ate post.RReziku eshte i madh, drejtesia drejt falimentit ligjori komandueshem nga nje person, ose me mire nga nje DIKTATOR.Ujku duke u plakur e duke na mprehur dhembetper te kafshuar kush i del perpara/Do i vije dita ngordhjese ndofta shume me keq se Caushesku po vazhdoi ne andrallat e cmendura te tij.E drejta vonon, por nuk harron,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *