• |
ide | kryesore

Shtrohet urgjent në spital ish-piloti i Formula 1, Rubens Barrichello

Sport



Ish-piloti brazilian i Formula 1, Rubens Barrichello u shtrua me urgjencë në një spital për shkak të një sëmundjeje të rëndë. 45-vjeçari kishte një problem në një venë gjaku që i kishte shkaktuar një dhimbje të fortë koke. Ish-piloti i Ferrari shpërndau në rrjetin social “Instagram” një videomesazh për tifozët e tij.

“Të shtunën u ngrita në mëngjes, doja të bëja një dush, por pata një dhimbje të fortë koke. Bashkëshortja ime ishte aty, për fat të mirë, e thirri menjëherë mjekët, të cilët më transportuan në spital. Duhet të bëj ende disa analiza, por deri tani duket se kam pasur një problem në vena. Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë dhe për dashamirësinë tuaj. Shpresoj të rikthehem shpejt në pistë”, – thotë Barrichello. 45-vjeçari u tërhoq nga garat e Formula 1 në vitin 2011.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *