• |
ide | kryesore

Greku i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit dëshmon në polici: Në Shqipëri kam ardhur për qejf

Lajme, Të fundit



Efthimiu Efthimius, shtetasi grek që dyshohet si vrasësi i Devi Kasmin ka dëshmuar në polici për këtë ngjajes. Ai i vënë në pranga nga policia ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe se ishte i shokuar nga arrestimi. Efthimius nuk ka dhënë shpjegime nëse njihej me Devi Kasmin si dhe ka refuzuar të japë detaje rreth debatit që ka zhvilluar me të tri ditë përpara se ai të ekzekutohej në rrugën “Petro Cani”.

Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”, – u ka thënë ai hetuesve në prani edhe të një avokati të caktuar kryesisht nga shteti.

Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri prej afro dy muajsh dhe është vendosur në një shtëpi me qira në zonën e “Unazës së re”. Ai ka pranuar se gjatë qëndrimit në vendin tonë është njohur me njërin nga personat e arrestuar me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *