• |
ide | kryesore

Haradinaj: Demarkacioni me Malin e Zi rrëzohet në parlament

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar sërish se do të rrëzohet çështja e demarkacionit në Parlament. Haradinaj u shpreh se versioni i marrëveshjes së demarkacionit nuk mund të kalojë në Kuvend.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa doli në një konferencë me familjarë të heronjve Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës..

Haradinaj tregoi edhe njëherë se për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi të nënshkruar në gusht të vitit 2015, deputetët e Kuvendit janë të ndarë. “Gjendja s’ka ndryshuar. Diçka të re nuk ka për shkak se jemi të ndarë në parlament. Versioni i tashnishëm nuk e ka shumicën, megjithatë kjo nuk e pengon kryesinë për të proceduar më tutje”, tha Haradinaj.

Ai konstatoi se duhet gjetur një zgjidhje për demarkacionin që nuk e dëmton Kosovën. “Derisa nuk është në seancë plenare duhet të punojmë për një zgjidhje, mirëpo një zgjidhje që e ruan substancën, që e ruan të drejtën e Kosovës”, tha Haradinaj. Theksojmë se ditën e martë kryeministri i Kosovës do të jetë për një vizitë në Malin e Zi



1 Comment

  1. Bravo ju qofte
    As nji centimeter MOS leshoni
    I pyeti Europa greket
    Per problemet me shqiptaret
    Kur i futi?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *