• |
ide | kryesore

Moti i keq, pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Lajme, Të fundit



Moti i keq ka bërë që sot të pezullohen lundrimet nga porti i Vlorës.

Dallgët arrijnë deri në 9 ballë në det të hapur dhe 6 ballë brenda gjirit. Edhe pse në grafik ishte parashikuar mbërritja e tragetit, ky i fundit nuk ka ardhur për shkak të motit me dallgë dhe erë, që ka çuar në anulimin e lundrimit. Për këtë arsye, anijet e peshkimit nuk lejohen të dalin në det.

Gjithashtu moti i keq ka sjellë edhe dëme në Lungomare, ku disa pemë janë thyer si pasojë e erës të fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *