• |
ide | kryesore

Këngëtari italian e ofendon Ermal Meta i përgjigjet me dinjitet

F1, Paparazzi



Sepse Sanremo është Sanremo”, ka këngë, por dhe polemika. Këtë herë për t’i ndezur ka menduar, Morgan, siç njihet në art Marco Castoldi. Me sa duket ish-lideri i Bluvertigo-s, nuk e ka kapërcyer mospranimin e disatë në Festival, pas atij të 2010-ës që erdhi pas intervistës ku ai foli rreth përdorimit të drogës.

Dhe, pasi i kishte nxjerrë në shitje objektet personale në eBay për «ta mbyllur me të shkuarën», iu është kthyer sulmeve, me të njëjtin inat, këtë herë të drejtuar kundër Ermal Metës dhe Fabrizio Moro-s, kolegët e tij në Amici di Maria De Filippi, që ai e la në mes pas përplasjeve me produksionin.

Këtë herë, rasti për të ndezur debatin u krijua në një transmetim online. Si gjithmonë, flitet për muzikë dhe se kush do e fitojë Sanremo-n, kur shumë parashikime nxjerrin favoritë Ermal Metën dhe Fabrizio Moro-n, në garë, bashkë, me këngën “Non mi avete fatto niente”, sipas bastvënësve. «Pra, Sanremo-n e Baglioni-t e fiton Fabrizio Moro, që është me Ermal Merdal. Meta desha të thosha, si Metadone», thotë ish-partneri i Asia Argento-s, kur “Merda”, për ata që nuk kuptojnë italisht do të thotë “m*t” dhe metadoni, është një substancë që zakonisht përdoret për trajtimin e personave që po dezintoksikohen nga droga.

Fjalë të rënda, që shprehin një mungesë të plotë respekti, që këngëtari shqiptaro-italian, iu përgjigjet në Twitter me shumë qetësi dhe dinjitet. «I dashur Morgan, vite më parë në një intervistë ke thënë ‘nëse nuk dua njeriun, nuk dua artistin’. Shpresoj që të jesh krenar për njeriun që je. Unë për veten jam, edhe nëse ti më quan Merdal ose Metadone. Por nuk kuptoj përse, sepse nuk jam specialist në asnjërën nga të dyja».

Fundi i historisë? As që bëhet fjalë. Ndeshja dhe përgjigjet vazhdojnë me ‘cicërima’. «Replikë brilante nga Ermal Meta duhet të them. Nuk kuptoj, gjithsesi, si nuk e ka idenë e m*tit kur është një qenie njerëzore dhe si i tillë e menaxhon çdo ditë. Veç kësaj, do shkojë në Sanremo me Fabrizio Moro-n», vazhdon Morgan i cili godet vërtet fort dhe në mënyrë të pahijshme.

Dhe për ta mbyllur mendon këngëtari i “Vietato morire”, me një status ku distancohet nga debatet e kota, duke e ftuar të bëjë të njëjtën gjë, Morgan-in. «Sa e trishtueshme Marco. Kur sapo kisha marrë patentën, e përdora për herë të parë për të ardhur në një koncert tëndin. Çfarë hidhësie. Mjaft me këto t*apllëqe, mos e rrëno trashëgiminë tënde të pafund muzikore. Publiko një disk dhe lëri të gjithë pa fjalë. Unë të paktën të pres akoma».



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *