• |
ide | kryesore

Protesta në Athinë, grekët presion qeverisë për negociatat e emrit të Maqedonisë

Kryesore



Pjesëmarrja e qytetarëve grekëve në protestë kundër asaj që e konsiderojnë vjedhje të historisë dhe të kulturës së tyre ka qenë e paprecedentë.

Qindra mijëra njerëz nga e gjithë Greqia mbushën sheshin Sintagma në Athinë. Protestuesit ishin aq shumë sa sheshi nuk mjaftonte dhe qytetarët qëndruan në rrugët përreth tij gjatë orëve të protestës.

Ajo që e bëri më të bukur protestën e grekëve ishte se organizimi u bë thjesht dhe vetëm nga qytetarët në rrjetet sociale dhe jo nga partitë politike.

Pas një proteste të tillë, presioni ndaj negociatorëve grekë me ato maqedonas për emrin është akoma më i madh. Organizatorët ishin shoqata të ndryshme kulturore nga vendi dhe diaspora, të cilët e quajtën këtë një demonstrim kundër përpjekjeve të “FYROM” ose shtetit të Maqedonisë që tenton të grabisë pjesë të historisë dhe kulturës greke.

Kulmi i protestës nuk ishte fjalimi i një politikani por i një kompozitori, 92 vjeçarit grek Mikis Theodhorakis, një figurë simbolike e Greqisë.
Një natë më parë, anarkistët kishin sulmuar shtëpinë e tij duke shkruar me bojë të kuqe në hyrjen kryesore mesazhe kërcënuese. Pavarësisht kësaj Theodhorakis doli në protestës dhe deklaroi publikisht se ishte “gati dhe shumë i qetë”.

“Maqedonia ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë Greqi” i tha Teodorakis turmës së njerëzve, duke theksuar se çdo sugjerim për zgjidhjen e çështjes duhet të vendoset me një referendum.

“Nëse një qeveri duhet të firmosë në emër të vendit, nuk ka asnjë dyshim që më parë, duhet të pyesë popullin grek” u shpreh Teodorakis para qindra mijëra protestuesve që mbanin në duar flamuj ku shkruhej “Duart larg nga Maqedonia” dhe “Maqedonia është Greqi”. Qeveria e majtë e Syriza-s ka propozuar një zgjidhje që e përfshin fjalën Maqedoni brenda emrit zyrtar të shtetit fqinj, por që e diferencon qartë nga krahina e Maqedonisë në Greqi. Por për shumë grekë, sërish kjo zgjidhje është e papranueshme.

Pa i hyrë në detaje mosmarrëveshjeve mes grekëve dhe maqedonasve, protesta e grekvëve në sheshin Sintagma është për t’u admiruar, si një shembull i presionit qytetar ndaj pushtetarëve, që marrin përsipër të negociojnë çështjen kombëtare.

Në kontrast me atë që ndodh në Greqi, shqiptarët janë krejt të painformuar për çfarë u ra dakort mes Edi Ramës dhe Aleksis Cipras qoftë për kufirin detar, për varrezat greke apo për çështje të tjera. Dihet vetëm një deklaratë e Nikos Kocias, Ministri i Jashtëm grek për qytetarët e tij se me Shqipërinë është rënë dakort për 12 miljet detare që i takojnë Greqisë. E megjithë këtë nëpërkëmbje dhe shpërfillje arrogante që i bëhet shqiptarëve, në protestën para kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pjesëmarrja ishte për të ardhur keq.



19 Comments

  1. kur ke lubonja,majko,milo,braqe,nazarko,,milena harito,tavo,dule,pipero,kumbaro,nano,bello,dokle,ruqi,etj dhe qevri komunistesh stalini jo shtet por as qenef nuk ben,sidomos me drogagjinjet rama tahiri xhafa.gjysma popullit komunist te tjeret vlleh,serb e ku dij un.

    1. keta cohen ne greve per te grabitur trojet shqiptare kurse kombi shqiptare nuk pregatet per ti dal perzot troje te veta

  2. Aleksandri i madh i Maqedonisë mund të jetë aq sllav apo edhe grek, sa ç’është amerikan Ditzi Bushati që ka mbaruar një shkollë në SHBA.
    Maqedonasit kanë qenë ilirë e këtë e kanë pohuar edhe historianë të lashtë grekë.

  3. Përderisa për 5 vjet janë larguar afro gjysëm milion shqiptarë,jo vetëm që nuk duhet protestuar, por ishalla na pushton greku a sidomos italiani se do të jemi më mirë se me rilindjen.

  4. As Greket as sllavo-Maqedonasit(bullgaret) nuk ka asnje lidhje me Maqedonin e vjeter!!! Greket (perveq arvaniteve) jan turq dhe mbeturina te perandoris osmane, sigurisht qe do bejn qmos me ruaj ket histori e privilege te falsifikuar kryesisht ne shekullin 18-19…
    Pse shqiptaret nuk reagojn, ku jan intelekutalet, historianet e politikanet shqipar ???? Pse ngurrojn, nga kush kan frik ??? Ndoshta edhe populli shqiptar do te duhej te reagonte….. Tash jemi ne shekullin 21 dhe shumica e gjerave vertetohen,….

      1. Une jam Shqipetar 100% Europîan… Po ti konfirmon at cfare thash, ati i reciklonin plerat dhe mbeturinat i derguan ne Greqi duke i expusor shqiptaret-çam autokton, dhe sigurisht disa mbeturina ka zbrit edhe ne shqipri, kosove ne te gjitha trojet shqiptare….Nje nga ata, jeni ju si prove e paskontestuar… Rroft shqipria !!

        1. Xmen. Degjome mua tani. Une jam cam Grikohori. Kur te paret e tu luftonin krah per krah me malazezet ne tokat Shqiptare te paret e mi ekzekutoheshin ne Gumenice sepse ishin Shqiptar. Nqs ne syte e tu me ben mbeturine jam krenar.

          1. patatapa, une jam me origine nga kosova, ne familjen time nga e gjith pema gjenialogjike nuk njf asnje qe ka luftuar krah per krah me malazez, serb, turk apo ndonje tjeter kom.. Vujtje, vrasje e masakrime po nga te gjith keta… Me duke se me ke keq kuptuar kurrsesi nuk thash qe camet jan mbeturina, pikerisht te kundert e thash, po e perseris ” Greket (perveq arvaniteve) jan turq dhe mbeturina te perandoris osmane”. E caktova perveq arvaniteve per mendimin tim Arvanitet =te gjith greket me gjak e origine shqiptare duke inkuadruar camet sigurisht.. Reaksion im ishte pikerish per te mbrojur qeshtjen e çamve.. se greket kan derguar me dhun camet ne turqi dhe kan marre popuj nga e gjith territori i perandoris osmane, keta qe kan marre mizorish vendin/trojet e shqiptarve/cameve ne greqi i kam quajtur mbeturina.. Rroft çameria dhe shpresojm qe se shpejti do behet edhe repoblika e çameris !!

      2. Po ç’lidhje kanë venedikasit apo turqët me historinë dymijë vjeçare të Aleksandrit të madh e Maqedoninë o shqiptarë injorantë ?
        Deri para dy shekujsh, historiografia europiane e njihte “Ballkanin” me emrin “Gadishulli ilirik”.
        Janë pershkruar luftërat e mbretërive ilire ndaj perandorisë romake e nuk janë përmendur as sllave e as grekë të ndeshen me Romën.
        Injorimi i ilirëve si banorë të lashtë të këtij gadishulli, erdhi si pasoje e interesave gjeostrategjike të fuqive të mëdha europiane vecanërisht në shekullin e fundit.
        Rusëve ju interesonte injorimi iilirëve, për t’ju dalë në mbrojtje byrazerëve të tyre sllavë të jugut.
        Historiografisë se Europës perëndimore, duke dashur të glorifikojne modelin e demokracisë së lashtë greke, i injoruan ilirët duke u dhëne terësisht pas një “demokracie” primitive të para dymijë vitesh, që nuk kishte asgje të bënte me grekërit e mesjetës apo të shekujve të fundit.
        Ky injorim tërësor i ilirëve, ka krijuar edhe tek pasardhesit e tyre shqiptarët e sotëm, komplekset e inferioritetit e që as ju shkon në mendje ta përmendin Aleksandrin e madh e fisin e zhdukur ilir të maqedonasve, si pjese e etnitetit shqiptar.
        Ç’punë kanë sllavët me Maqedoninë e lashtë e Aleksandrin e madh . Nuk kishte asnjë sllav në këtë gadishull ne kohën e shkëlqimit të perandorise maqedonase.
        Por ama edhe grekërit deri para afersisht një shekulli, Aleksandrin e madh të Maqedonise e quanin si pushtues të Greqisë, pro jo si grek

        1. Peronalish nuk thash qe ne lodhje me turiqi, apo ndonje tjeter komb ne kete kontext. Une vetem thash te verten : as sllavet nuk kan asnje lidhje me Aleksandrin e madh. Greket po e reklamojn dhe thojn qe ishte grek, greket e sotem perveq (arvaniteve) jan turq, kjo eshte dokumentuar shum mire (shkembimi i popullsis..). keshtu qe ketyre nuk iu toakon kjo histori as vend…
          Ju keni then shum mire “Rusëve ju interesonte injorimi iilirëve..” jo vetem ruseve por cdo populli tjeter qe na rrethon neve shqiptarve atje ne ballkan….

  5. Propaganda e pjerdhur e mbrojtesve te marreveshjes se 2009 ,nuk mund te merret seriozisht nga shumica e shqiptareve. Eshte nje man over e pjerdhur e atyre qe jane tmerruar nga reforma ne drejtesi.

  6. Me vjen keq per kete grup qe eshte grumbulluar tek ne. Bravo ju qofte fillimisht qe jane treguar me te ndergjegjshem se te gjithe ne, ne ceshtjet e kombit, por nje gje u duhet bere e qarte. Ju lutem ulini flamujt e vendeve te huaja se eshte turp. Nuk fitohet perkrahja e vendeve te tjera duke ngritur e valvitur flamuj te tyre ne vendin tone se ska lidhje. Flamuri ka nje fare simbolizmi nje fare shenjterie tek nje komb qe identifikon veten me te, flamujt e te tjereve per karshi, skane lidhje ne ate demostrate dhe jane ashiqare gabim. Nuk poshterohet flamuri Shqiptar duke u mbytur me flamujt e te tjereve. Sa per greket bravo ju qofte, kane treguar se jane shoqeri e ndergjegjsuar per ceshtjet dhe interesin e vete. Eshte dicka qe ne duhet ta mesojme nga greket.

    1. Po ti Patatapa nga Grikohori ishe ne proteste? E vertete qe detajet ,sidomos ne nje proteste te tille jane te rendesishme ,por atje kishte dhe gjera te tjera akoma me te papranueshme,deri kompromentuese.Gjithesesi,ata njerez gjeten guximin dhe u bene bashke.Eshte kollaj te besh kritika dhe te “kapesh gafil” te tjeret kur komentojne.Ka raste qe edhe shkruan nxitimthi njeriu,e shpreheth jo sakte ate qe do te thote,ka raste qe edhe te lexohet nxitimthi nga te tjeret.
      E rendesishme eshte qe shqiptaret te behen bashke kunder cdo padrejtesie te se shkuares dhe te se tashmes.Ti lene garat kush eshte i dituri me i madh dhe i pagabueshem.Greket nuk bejne shume teori kunder njeri tjetrit ,ndaj behen bashke.

  7. Po shqiptarët në Maqedoni, dhe jo vetëm, pse heshtin për emër. Pse lejohet që shteti ku jetojnë më shumë se 35% shqiptarë dhe ku ka më pak se 45% “maqedonas” të ketë emër sllav.
    Zgjohuni o shqiptarë, mos lejoni emër sllav për atë pjesë.
    Merni shembullin e grekëve ( ata që e quajnë veten grek!!!!!).

    1. @Unë vet shum mire keni then , kjo de te ishte pika e pare qe do te duhej te behej, dhe jo vetem per emrin por edhe per shtatoren e Lekes shqiptaret do duhej te jen kunder rrezimit te saj, edhe emrit te aeroportit… Grekeve nuk ju takon aspak kjo histori…

  8. te nderuar telekomentatore ,dhe politolog arbitrazh mendimtare te thesht e ndergjegjeshem ,apo kritik te qellimeshem ,dy rruge jan te mundeshme per zhvillimin njerzore drejtesia e verteta me rendiment dobin per te gjith dhe padrejtesia e paverteta me rendimet demin shkatrrimin me shum se cdo gje ne kete shekull u zvillua padrejtesia ,dhe solli ket ralitet ,qe nuk ju pelqen as vet atyre qe e sollen tani kemi nje proces tjeter zhvillimi qe e nxit dhe bene paresore ne kete zhvillim eshte rritje e kuptimit te vleres se demit padrejtesise i cili po boshatise siperfaqen e tokes nga cdo dobi vlere dhe miresi,dhe keshtu qe drejtesia vlersohet ne vleren e vet si domosdoshmeri ,e ekzistences se burimit dobive per jeten ne toke ,qe nenkuptim pranimin e drejtesise hakut per sejcilin dhe ndaj sejcili ,ne shqiptaret duket ta kuptojme kete dinamik zhvillimi te japim mesazhin e paqes te mires te vertetes se me te vjen dhe e drejta jone te ruhemi nga mashtrimi manipulimi dhe ne unitet mendimi dhe veprimi te kundershtojme padrejtesit te kerkojme te drejten dhe japim mesazhin e paqes tolerances mirkuptimit marrveshjeve reciprovcitetit mbi baze vlere merite me te drejt hak nuk ka me ligje sipas ligje te evropes apo nderkombetare por marrveshje mbi bazen e te vertetes te drejtes hakut marrveshjet e padrejtesise [intertesit qe favorizojne disa dhe mbysin shumicen tashme kan deshtuar ,hyrja ne evrope nuk eshte ne interesin kombetare me pazare te tilla qe ekspozohen

    1. eshte domosdoshmeri mesazhi nxitje kuptimit te njohjes vlersimit dhe bindjes te cdo banori te tokes qe padrejtesi eshte dem ne cdo detaj nuk triumfon nuk ka sukses ,ku fundin e ka humbje dhe ndeshkim ,dhe se e verteta e drejta haku eshte vetem dobi por ,zhvillimet kan sjellur perzierje dhe kosto ,dhe largimi gjitha kostove dhe padretesise nuk mund ta largoje zbus as lehtesojne ne cdo pikpamje i vetem por ne unitet sepse ne unitet u krijuan dobit dhe zgjilljet,keta jane domosdoshmeri ,per keto ne shqiptaret si komb i vuajtur duhet qe te tjereve permes mesazheve tu mundresojme kuptimin vlersimin pranimin e dobive te drejtes hakun duke larguar demet ,shkurt duhet te meditojme tek e verteta ,dhe me urtesin e saje te punojme qe tjeret te na kuptojne ndihmojne pranojne dhe marri ate cfar meritojme si popull le komb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *