• |
ide | kryesore

(VIDEO) Banorja e pallatit në Gjirokastër mes lotësh: Ku janë këta të mëdhenjtë që vetëm blejnë vota 

Lajme, Të fundit



Që prej mbrëmjes së djeshme, një pallat në Gjirokastër rrezikon shembjen për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Një pjesë e mirë e kateve të para janë tashmë të bllokuara nga sasia e madhe e dheut të rënë, ndërsa në rrezik ndodhen edhe tre banesa private që gjenden sipër rrugës ku kanë nisur shkarjet.

Pallati që rrezikon rënien është 8-katësh dhe ndodhet në lagjen “Kodra e Shtufit”. Ndërkohë njëra nga banoret tregon ekskluzivisht për ‘Fax News’ pamjet e tmerrit nga banesa e saj. Dheu ka pushtuar të gjitha orenditë, ndërsa janë shembur edhe dritaret e banesës.

Ajo apelon po ashtu për politikanët që shkojnë vetëm të blejnë votat.

‘Vetëm blejnë vota, ku shkojnë këta të mëdhenjtë. Jetohet këtu, murin e ka zënë mali.

Fjalë të bukura plot dëgjojmë. Ishin në gjumë, nuk e di. Shkatërruan çdo gjë. Më vrau me kokë e me këmbë, më iku truri, më mirë të më kish vdekur brenda’, shprehet mes lotësh banorja.



4 Comments

  1. keto jane pasojat e ndertimeve pa kriter edhe populi varfer i paguan, jane ish drejtore edhe ish bashkiak qe lejuan ndertimin e ketyre pallateve ne vende me rezik te madhe,qe mos u ngopshin edhe ilace ju befshin gjethe ature qe ropen kete popull, se enveri sishte budalla i bente edhe 20-katesh por duke pare rezikun nuk ndertoje,

  2. 1. Keto jane pasojat e qeverisjes per interesa personale, jep vota per nje vend pune dhe bohu deputet per te mbush xhepat..
    2. Popull i dashur, mos harroni te siguroni pronen private, nuk eshte faji i qeverise sepse u humbet ose prisht juve shtepia ose prona.
    1/3 e te ardhuravet na shkojne tek sigurimet ne skadinavie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *