• |
ide | kryesore

Del dokumenti/ Çfarë po ndodh me hetimet ndaj Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit



A po hetohet më nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri? Gazetari Basir Çollaku ka bërë publik një dokument të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Florian Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Armand Koçerrin, Armando Sulajn, Tigres Mezuraj, Sabaudin Çelaj dhe Fatmir Minaj.

Në listë mungon emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin ka pasur dyshime se ka bashkëpunuar me këtë grup. Gazetari Çollaku ngre pyetjen nëse ky dokument nënkupton pushimin apo veçimin e hetimeve për Saimir Tahirin nga Krimet e Rënda.

“Thua të jenë pushuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë grup të trafikut të drogës!?! Në këtë vendim ku janë të pandehurit e tjerë, emri i Tahirit mungon. Ndoshta është veçuar çështja, ose ka pasur kohë mjaftueshëm për ta sajdisur… Ndoshta surprizat hetimore janë për më vonë, apo do të ndryshojnë akuzat?! Diçka do ketë ndodhur…” – hamendëson gazetari. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ceshtja e Sajmirit eshte bere politike tani, opozita mundohet te gjeje justifikime per te destabilizuar punen e qeverise..
    Si shqiptare i thjeshte (pa stampe partie) nuk me interesojne keto replika qe keto politikane (hajdute do ti queja) llapin cdo dite.. E beri se beri “e lagu se lagu” , ik ore idjota, fundi i fundit ne te gjithe e dime qe ne shqiperi puna me droge perdoret si pune e dyte (nga disa shqipetare) dhe kjo pune ka filluar qy ne 1992..
    Vitet e 90″ qene vitet me shkaterruese per shqiperine dhe mentalitetin e shqiptarevet. Filloi kanabisi-droga-korrupsioni, u mbushen indivitet me arme, u mbush vendi me kjoska-lokale-ndertime pa leje.. etj-etj..

    U be cu be tni e lejme kete qeveri te bej punen dhe vleresimin e japim mbas 4 vitesh.

    Per Sajmirin do thoja qe te pakten nuk ka vjedhur shtetin, per punet e tjera qe ka bere nuk eshte kapur gabim deri me sot..

  2. hashash ka shit si te gjithe, te gjithe pare hashashi i kane von, kujt i ka bo dom, juve ju ka hik bora vojit , ju gjimoni kokrren e ullinit, 20 miliard dollar kane firu per 20 vjet, tha ai sumkapuci zaloshnja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *