• |
ide | kryesore

Dosja e rrugëve/ A po hetohet nga Prokuroria ish-ministri Edmond Haxhinasto?

Lajme, Të fundit



Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Edmond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve. Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI. Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër. Sipas Top Channel se ka dyshime paraprake se pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit, ministria e Transporteve nuk ka marrë masa. Por dyshimi më i fortë që po verifikohet është nëse vetë ish-ministri, pas shkeljeve të konstatuara, a ka urdhëruar apo jo ngritjen e një komisioni të brendshëm për vlerësimin e situatës.

Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm. Nga ky audit u evidentua një dëm prej 54 milionë dollarë. Pas hetimeve të prokurores Elisabeta Imeraj, të dielën gjykata e Krimeve të Rënda shpalli arrestin me burg për Dashamir Xhikën, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë. Por për Dashamir Xhikën të njëjtën ditë gjykata e Elbasanit konfirmoi një tjetër masë sigurie me burg, për dosjen e rruges Elbasan-Gjinar.



5 Comments

  1. po keta te lsi jane kollaj te kapen me prova se spunojn dot pa bllok dhe u ngelen provat te blloku..qengji mire pi dy nena thoshin keta:))ja ta gezojn monarkin e partise se tyre..debile parti,iken burri vjen gruaja,pik principi se kane.ps e pd kane nje mije te zeza po liri berisha grate e nanos e dashnoret e rames si kemi pare ndonjeher ne parti.keta e kthyen ne feud familiar

  2. Historia e LSI tregon se kush jane, deputetet e PS dhe PD qe nuk u kernaqen me ato qe po vidhshin me partite qe ishin, u mbodhen dhe krijuan LSI..
    E ne fakt u ka funksionuar plani, kane qene ne qeverisje me te dy palet dhe ata i mbushen xhepat me shume !!

    Parti kurve dhe shkaterruese, ishalla u zhduket fara.

    1. al- kush e beri president deputetin e lsi hajnin me ze dhe figur meta.trego o krymb qenefi nuk e beri saliu por vet lartmutesia e tij qelbesira kokpalare e bastard shoqja EDVINKA RAMA.pasi o hemgret metes ngjalen e monikes pallen e bet dhe presifent.ikni ne qenef negjmije zhdukuni kryma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *