• |
ide | kryesore

Uma Thurman: Harvey abuzoi me mua, prej Tarantinos do isha e paralizuar

Paparazzi, Slider



Aktorja Uma Thurman, tregoi në nëntorin e 2017-ës se ajo nuk ishte gati të rrëfente lidhur me abuzimin seksual që i ka ndodhur nga manjati i Hollywood-it, Harvey Weinstein, por duket se tashmë e ka marrë vendimin për ta bërë diçka të tillë, duke e treguar historinë e plotë për ‘New York Times’. Uma ka treguar e e njihte Winstein-in përpara se të ndodhte abuzimi seksual. Ai kishte qenë producenti i triologjisë “Kill Bill” ku aktorja ka luajtur rol kryesor.

“Asokohe unë shkoja shumë mirë me gruan e tij (ish tashmë), Eve Chilton dhe gjatë kësaj kohe ai vetëm më komplimentonte. Më pas, në një takim në Paris, ai doli nga tualeti i veshur vetëm me një peshqir dhe më mori drejt një dhome tjetër. Por pasi i tregova se kjo ishte e pakëndshme, ai u largua pa bërë gjeste më tepër. Më vonë, në një takim në Londër, u përpoq të më ulte në prehër, zhvishej, bënte gjeste të shpifura. Sigurisht që nuk e lejova” – ka shprehur aktorja.

Por sigurisht ky reagimi saj pati pasoja teksa xhirohej filmi. Në njërën skenë të tij, duhej që Uma të ngiste makinën me shpejtësi dhe më pas të bënte skenën e një aksidenti me makinë. Sigurisht kjo e fundit kishte menduar se kjo do të bëhej me një aktore zëvendësuese pasi ajo nuk ishte e aftë për të tillë risk, por Tarantino këmbnguli që skenën ajo ta xhironte vetë.

“U përplasa me pemën, ndjeva aq shumë dhembje sa mendova se nuk do të mund të ecja më kurrë. Mu desh të mbaja një lidhëse në qafë për një kohë të gjatë, ndërkohë që edhe sot vazhdoj dhe bëj terapi për qafën sepse ende nuk e kam mirë. Për të mos folur për gjurin që e operova…” – ka treguar ajo teksa rikthen edhe një herë në memorie ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *