Një pilot rus në Siri, në mënyrë dramatike bërtiti, “Kjo është për djemtë tanë!” duke u vetëvrarë me një granatë për të mos u kapur nga xhihadistët.
Majori Roman Filipov doli nga avioni i tij luftarak Sukhoi 25SM pasi u godit nga një raketë në Idlib të Sirisë.
Piloti 33-vjeçar ndodhej në rrezik nga luftëtarët rebelë të Al-Kaedës të lidhur me frontin Al-Nusra.
Major Filipov ishte në kontakt radiofonik me bazën ajrore ruse në Khemeimin të Sirisë, ndërkohë që vrau dy rebelë me armën e tij tek sa xhihadistët i afroheshin atij.
Por duke parë që ndodhej në një situatë të pashpresë, ai nxorri granadën e tij për t’u vetvrarë.
Fjalët e tij të fundit në një video të publikuar nga mediat e huaja ishin: “Kjo është për djemtë tanë!”.
Majori Filipov, nga Vladivostoku i Rusisë, është nominuar pas vdekjes me nderin më të madh të Kremlinit – Hero i Rusisë. Çmimin pritet ta japë Presidenti Vladimir Putin.