• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kurdët përleshen me policinë në protestën kundër vizitës së Erdogan në Itali

Planet



Komuniteti kurd në Romë manifestoi kundër vizitës zyrtare të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Itali.

Protesta e tyre u zhvillua në kështjellën “Sant’Angelo”, jashtë zonës së blinduar nën masa tejet të forta sigurie.

“Erdogan Vrasës”, “Larg duart nga Kurdistani”, “Turqi =Erdogan = autostradë për terroristët”, bërtisnin në kor kurdët në protestë. Kësaj proteste iu bashkuan shumë akvitistë të organizatave joqeveritare italiane në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore.

Një prej manifestuesve ka propozuar duke marrë me vete turmën për të vazhduar protestën në Vatikan, ku po zhvillohej dhe takimi i Erdogan me Papa Françeskun.

Për të ndaluar këtë iniciativë, ndërhynë forcat e rendit dhe në përleshje trup më trup të manifestuesve me policinë italiane, një prej manifestuesve u plagos lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *